×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Kujdes në mjedise dëfrimi! Kemi humbje jetësh në mesin tuaj”, Tritan Kalo thirrje të fortë të rinjve

Mjeku Tritan Kalo vazhdon të përballet në vijën e parë të frontit së bashku me bluzat e tjera të bardha me koronavirusin. Kalo, si çdo ditë, edhe mëngjesin e kësaj të diele ka bërë një apel të fortë, këtë herë drejtuar të rinjve.

Mjeku infeksionist ju ka kërkuar të gjithë moshave të reja që të mos grumbullohen shumë në plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të prindërve. Ndër të tjera Kalo u ka bërë thirrje të rinjve që kohën e kaluar në lokale, mund ta shfrytëzojnë duke mbjellë një pemë, duke kontribuuar në këtë mënyrë në mjedis dhe në shëndet të mirë. Ai shprehet se shumë të rinj janë shtruar dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19, ndaj duhet treguar kujdes maksimal.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..

Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborrin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….

Nëse një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..rrezikoni shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!

KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të…

Posted by Tritan Kalo on Saturday, August 1, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Reshje të dendura shiu, bashkia e Vlorës u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet

Reshje të dendura shiu, bashkia e Vlorës u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet

Publikuar më 24.01.2021
Bashkia Vlorë apelon për shmangie të lëvizjeve nga ana e qyt...

Bashkia Vlorë apelon për shmangie të lëvizjeve nga ana e qytetareve në akset problematike për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë pushtuar qytetin. Në këtë njoftim bëhet me dije se reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye u kërkohet qytetarëve të shmangin […]

Lexo më shumë

Moti i keq, ARRSH njofton rënie gurësh në këtë aks rrugor

Moti i keq, ARRSH njofton rënie gurësh në këtë aks rrugor

Publikuar më 24.01.2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Librazhd-Elba...

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, ka rënie gurësh për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Më tej njofton se kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet. Sakaq, paralajmërohen drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes […]

Lexo më shumë

Në pritje të takimit Greqi-Turqi, mediat helene: Arsyet që e detyruan Erdoganin të ulen në tryezë

Në pritje të takimit Greqi-Turqi, mediat helene: Arsyet që e detyruan Erdoganin të ulen në tryezë

Publikuar më 24.01.2021
E hëna e 25 janarit do të shënojë takimin mes Turqisë dhe Gr...

E hëna e 25 janarit do të shënojë takimin mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat helene shkruajnë se delegacioni i Athinës ka mbërritur në Turqi dhe takimi ditën e nesërme më do të zhvillohet në një ambient me pamje nga Bosfori. Të njëjtat media shkruajnë se synimet e Turqisë janë pak a shumë të njohura. “Kthesa […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet situata në akset kryesore, shkak reshjet e dendura

Përkeqësohet situata në akset kryesore, shkak reshjet e dendura

Publikuar më 24.01.2021
Gjatë orëve të natës dhe paradites së të dielës janë regjist...

Gjatë orëve të natës dhe paradites së të dielës janë regjistruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sa i përket përmbytjeve, përkeqësimi i motit ka shkaktuar sërish problematika në qarkun e Shkodrës. Aktualisht probleme paraqitën në aksin rrugor të Bushatit, ndërsa një pjesë e rrugës së Obotit ndodhet nën ujë dhe nuk rekomandohet […]

Lexo më shumë

Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje, burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje, burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Publikuar më 24.01.2021
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsion...

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për kryeinspektorin dhe inspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz, D.N dhe E.B Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e IMT-së merrnin shuma prej 1-3 mijë euro për ndërtime të paligjshme në Kamëz. Hetimi për ta ka nisur pas […]

Lexo më shumë

Gangsteri famëkeq shqiptar në mediat angleze/ Kontrabandon celular në qelinë e burgut britanik për t’i uruar festat familjes

Gangsteri famëkeq shqiptar në mediat angleze/ Kontrabandon celular në qelinë e burgut britanik për t’i uruar festat familjes

Publikuar më 24.01.2021
I dënuar me 27 vite burg në Angli, një shqiptar merr vëmende...

I dënuar me 27 vite burg në Angli, një shqiptar merr vëmenden e mediave në Angli pasi përdori nga qelia një telefon të futur ilegalisht për t’i uruar familjarëve ditëlindjet dhe për të publikuar foto në Instagram. Gazeta Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, Valjet Pepaj. Sipas shkrimit, kjo […]

Lexo më shumë

Gjykata lë në burg turko-shqiptarin e ekstraduar nga Bullgaria. Çfarë akuzash rëndojnë mbi Rexhep Ipek

Gjykata lë në burg turko-shqiptarin e ekstraduar nga Bullgaria. Çfarë akuzash rëndojnë mbi Rexhep Ipek

Publikuar më 24.01.2021
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...

Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek. Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të […]

Lexo më shumë

Policia aksion në Lezhë, arrestohen 5 persona, 3 prej tyre ishin në kërkim për vepra të rënda penale

Policia aksion në Lezhë, arrestohen 5 persona, 3 prej tyre ishin në kërkim për vepra të rënda penale

Publikuar më 24.01.2021
Policia e Lezhës ka arrestuar pesë persona, tre prej tyre të...

Policia e Lezhës ka arrestuar pesë persona, tre prej tyre të shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve: -A.D.,.48 vjeç,banues në […]

Lexo më shumë