Kujdes, mos i bëni këto veprime nëse ju bie celulari në ujë!

Publikuar më 20. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Orizi, tharësja e flokëve dhe furra e sobës… janë disa nga mënyrat që besohej se mund t’ua shpëtojë telefonin që ju ka rënë në ujë, por si fillim lexoni këshillat më posht.

Nëse ju ka rënë telefoni në uji, mund ta “shpëtoni” por nevojitet durim.

Pasi ta nxjerrni nga uji, kurrë mos e vendosni në karikim, as mos e ndizni për ta kontrolluar nëse punon!

Energjia elektrike dhe uji që ka mbetur brenda telefonit mund të shkaktojnë lidhje të shkurtër.

Telefoni, edhe nëse punon pasi ka rënë në ujë, preferohet të fiket, pasi gjithsesi do të prishet më vonë kur uji të arrijë tek konektori dhe sensori.

Shpesh kemi dëgjuar se telefoni duhet futur në oriz për t’ia nxjerr ujin.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe, pasi sheqernat dhe mineralet e orizit mund të futen në pajisje të vogla brenda telefonit dhe ta prishin. Është e vërtetë që e orizi absorbon ujin, por jo edhe nga brenda pajisjes.

Kurrë mos tentoni t’ia largoni ujin me tharëse të flokëve.

Me këtë metodë vetëm sa do ta shtyni ujin më thellë në pajisje. Gjithashtu, nxehtësia mund t’i shkatërrojë kabllot.