Kujdes, këto janë gabimet e përditshmërisë kur bëni make up

Edhe pse ju nuk bëni shumë make up në përditshmërinë tuaj, në një rast feste apo në një darkë do të ju duhet të përdorni make up, rimel, buzëkuq etj. Përpos vajzave që përdorin pak make up ka dhe nga ato vajza të cilat përdorin më tepër make up pa të cilin nuk mund të dalin nga shtëpia. Në raste të tilla juve ju duhet që të tregoheni më të kujdesshme për produktet apo mjetet ndihmuese të make up-it.

Më poshtë ne do tju listojmë gabimet që ju duhet t’i korrigjoni sa më parë.

Ju nuk pastroni kurrë furçat e make up-it

E mbani mend herën e fundit kur keni larë sfungjerin e kremit pudër, furçën e blush-it dhe highlighter-it, apo syve? Nëse nuk e keni bërë kurrë më parë këtë gjë, urojmë që ky artikull t’ju bëjë të ndërroni mendje. Përdorimi i furçave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.

Nuk aplikoni fondotintë në pjesën e qafës dhe bustit

Fondotinta ose kremi pundër është një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Përveç se i jep lëkurës një ngjyrë më uniforme, shërben gjithashtu për të mbuluar ndonjë cen të vogël si puçrrat, njollat kafe apo pikat e zeza. Megjithatë një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë është të lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafën. Dhe nëse ngjyra e kremit që keni zgjedhur është disa herë më e errët apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë që do të bëjë që të dukeni keq. Prandaj herës tjetër mos harroni të aplikoni fondotintë edhe tek qafa, busti, por edhe veshët.

Nuk hidratoni lëkurën para se të aplikoni krem pudër

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, dhe për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve të motit, diellit dhe rrezeve ultravjollcë, produkteve kozmetike ose larëse me përmbajtje kimike etj. Përveç scrubit, të cilin duhet ta bëni 1-2 herë në javë, duhet të aplikoni krem hidratues gjatë gjithë kohës, sidomos para se të përdorni krem pudër. Kremi pudër në një lëkurë të thatë e bën të duket atë jo të shëndetshme, jep kruarje gjithë kohës dhe fshihet lehtë.

Konturoni vetullat më shumë nga ç’duhet

Në qoftë se fytyra është piktura, vetullat janë korniza e saj, prandaj jepuni rëndësinë që meritojnë. Të kujdesesh për vetullat nuk nënkuptoni vetëm t’i hiqni apo hidratoni, por edhe t’i konturoni në mënyrë që grimi të duket sa më uniform. Mirëpo nëse zgjidhni një laps më të errët nga ngjyra natyrale e vetullave, ose i lyeni më shumë nga ç’duhet, do të dukeni keq. Kjo vlen edhe për vetullat tatuazh, kujdes kur bëni zgjedhjen e ngjyrës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet