Kujdes! Gabimet në veshje që ju tregojnë më të vjetër

Disa femra e kanë shumë frikë procesin e plakjes dhe të dukjes më e madhe seç janë në moshë. Disa i tradhton fytyra, të tjera e bëjnë pa dashje, duke qenë se nuk janë të informuara mbi detajet që përmbajnë veshjet e tyre.

Ja disa gabime të zakonshme me veshjen që ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë:

Të vishesh me modën e fundit
Sipas këshillës së Alana Kelen, stiliste personale e shumë personazheve të famshëm, edhe ato që kanë një buxhet no-limit nuk është mirë të vishen gjithmonë me veshje të modës së fundit, pasi pikërisht aty gabojnë, në rastet kur nuk kanë një këshillues mode.

Të fiksohesh pas fustaneve të vjetër
Disa femra fiksohen pas një veshjeje dhe nuk e heqin atë nga përdorimi edhe pse mund të ketë dalë nga moda. Kjo bën që ajo të duket më e vjetër në moshë dhe jashtë mode.

Të vishesh për një moshë më të re
Për shembull, të vishni veshjet e vajzës tuaj, apo diçka që fëmija juaj mund të zgjidhte për të veshur. Kjo nuk ju tregon aspak të rinj, përkundrazi, ju nxjerr në pah defektet.

Të veshësh rroba shumë të gjata
Çdo gjë që është me “shumë” nuk ju tregon mirë. Shumë të gjera, shumë të ngushta, shumë të shkurtra, shumë të gjata. Të gjitha këto bëjnë që ju ta humbni bukurinë t’ju dhe të mos dukeni aspak për moshën që keni.

Kombinimet e gabuara
Shpesh ato ju bëjnë të dukeni edhe qesharake. Ju mund të mendoni që jeni në modë për shkak të veshjes që mbani, por në fakt, kombinimi i disa stileve nuk është i këshillueshëm.

Përdorimi i një vijëzuesi sysh shumë të rëndë
E zeza tek sytë mund t’i shkojë një vajze të re në moshë, por jo një femre e cila është në moshë të thyer dhe do të tregojë më e re.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet