KUJDES/ Bora kufizon lëvizjet në rrugët e Kroacisë, ndalohet qarkullimi me kamionë në autostrada

Të gjithë ata që kanë planifikuar një fundjavë në shtetin kroat ose lëvizjen tranzit përmes tij, kujdes të veçantë duhet ti kushtojnë lëvizjes në drejtim të Dubrovnikut, dhe në veçanti lëvizjes në autostradat Dubrovnik-Split-Trieste dhe Rijekë-Zagreb, për shkak të reshjeve të shumëta të borës, në mbrëmjen e së premtes duke u gëdhirë dita e shtunë.

Në pjesën më të madhe të autostradave në Kroaci, qarkullimi me kamionë dhe trajlerë është ndaluar. Drejtoria e rrugëve të Kroacisë, HAK, bënë të ditur se ky ndalim vlenë për autostradën drejt Dalmacisë dhe Rijekës ose Istrës, ku rrugët janë bllokuar nga bora.

Për disa pjesë të autostradave A1 dhe A3, lëvizja me makina lejohet vetëm me paisje dimërore por këshillohet kujdes maksimal.

Përmes fotove nga kamerat e sigurisë, HAK sjellë situatën e autostradave në Kroaci, në mëngjesin e së shtunës, në periudhën kohore 09-10 h.

Të tjera

Abissnet