Kualifikimi historik i PSG-së, Bajerni “shkel” Shaktarin (VIDEO)

268CB50C00000578-2990463-image-a-115_1426111044095PSG-ja eliminon Çelsin në shtëpi me një lojtar më pak dhe kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Dramë, spektakël dhe emocione dhuroi ndeshja e luajtur në “Stamford Bridge” mes Çelësit dhe PSG-së.

Mbrojtësi brazilian Tiago Silva ishte heroi i mbrëmjes, pasi ishte goli i tij me kokë që e dërgoi PSG një hap më tutje.

Edhe pse ishin në disavantazh dy herë dhe luajtën për më shumë se 90 minuta me 10 lojtarë, për shkak të daljes së pakuptueshme me të kuq të Ibrahimoviç, lojtarët e skuadrës franceze bënë një lojë perfekte.

Ata arritën të barazonin dhe të mbyllnin lojën pas 120 minutave, me rezultatin 2-2.

Tiago Silva shkaktoi një 11-metërsh, por 6 minuta nga fundi ishte vetë ai që barazoi shifrat dhe ndëshkoi londinezët.268C421400000578-0-image-a-49_1426105876259

Takimi i parë mes tyre në Paris kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

Në ndeshjen tjetër Bajerni i Mynihut shkatërroi 7-0 Shakhtarin. Kjo ishte hera e katërt për ta që shënojnë kaq gola në një ndeshje të Championsit.

Një fitore e thellë që është njëkohësisht dhe një sinjal i fortë për skuadrat e mëdha europiane, të cilat për të marrë titullin kampion duhet të mposhtin armatën e Pep Guardiola-s.

Me 2 golat e shënuar mbrëmjen e të mërkurës, Thomas Muller bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë në Champions, plot 26 gola.

Më 17 dhe 18 mars do të luhen 4 ndeshjet e tjera, për të përcaktuar tetë skuadrat e tjera që do të kalojnë në fazën çerekfinale.

Çelsi  2 – 2 PSG

<iframe width=”560″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/0tJQUpXDwUU” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Bajern Mynih 7 – 0 Shaktar

<iframe width=”560″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/Ng1FdTrTP4I” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Abissnet