Ku do t’ju çojë viti 2018? Ambasada e SHBA-ve ka një thirrje për studentët shqiptarë

Publikuar më 03. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Ambasada amerikane në Tiranë ka një thirrje për studentët shqiptarë që shpresojnë të studiojnë në një universitet në SHBA.

Ambasada i fton të hedhin një sy nga EducationUSA me anë të një statusi në profilin e saj në “Facebook’.

Statusi

“Ku do t’ju çojë viti 2018? Nëse po shpresoni të studioni në një universitet në Shtetet e Bashkuara, hidhini një sy EducationUSA. Qendra ofron informacion pa pagesë, të saktë dhe të plotë mbi institucionet amerikane, procedurat e aplikimit, dhe shumë më tepër!”