Kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë moti sot

Orët e para të ditës së sotme dominuan kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor.

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet