Moti sot, priten kthjellime dhe vranësira

 Reshje të përkohshme në Veri dhe Jug, me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta, priten sot në mbarë territorin e vendit.

Edhe pasditja vijon me vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat lindore; kushte që mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita ruan vlera termike thuajse konstante, përjashtuar një rënie të lehtë në zonat veriore-verilindore.

Të tjera

Abissnet