Kthjellime dhe temperatura të larta! Ja si parashikohet mot nesër në Shqipëri

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por me kthjellime dhe vranësira disi më të theksuara paraqitet moti në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Pritet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga 11 gradë C deri në 33 gradë C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet