×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kthejeni “babanë” e gjuhës shqipe në shtëpinë e tij

PicMonkey CollageIntelektualë dhe qytetarë elbasanas kanë ndërmarrë nismën për kthimin e “Babait të Gjuhës Shqipe” në shtëpi. Fakte të reja të zbuluara kohët e fundit kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së vendlindjes së vërtetë të Kostandin Kristoforidhit. Në fakt, ish- shtëpia muze e përshtatur në kohën e diktaturës, ka lidhje vetëm me ditët e fundit të jetës së iluministit më të madh shqiptar. Ajo ishte një banesë mes shtëpisë së Papajanëve ngjitur me shtëpinë e Taq Budës. Korrespondenca e të birit të Kristoforidhit, Filip Kristoforit, që mban datën 19 nëntor 1963, me drejtorin e bibliotekës publike “Qemal Baholli”, Thanas Konomi, vërteton se autoritetet ishin në dijeni të shtëpisë reale ku lindi gjuhëtari i madh, por nuk dihet pse u vendos që shtëpi muze të mbetet ajo ku ai vdiq.

Kjo shtëpi i përkiste Dhimitër Bibasë, dhëndrit të Kostandin Kristoforidhit i njohur në lagje si Mim Bibaja, i cili ishte i martuar me vajzën e vetme të tij, Kleopatrën. Duke ju përgjigjur interesit të Thanas Konomit në atë kohë se çfarë mendimi kishte i biri për muzeun e të atit, Filipi, që u martua me një franceze dhe vdiq në mërgim shkruan: “Muzeu – Ju më thoni se pleqënia Elbasanit ka vum ndërment të ngrehi ose të përkthej shtëpin e Mimës ( si muze, aty ku leu im atë.

Ky mendim asht i pëlqyeshëm se dëften një shpërblesë dhe kujtim për dijetarin elbasanas, themeltar i gjuhës shqipe”. Kjo shtëpi shërbeu si muze për Kristoforidhin deri në mesin e viteve ‘90. Më tej ajo humbi funksionin dhe deri më sot praktikisht për themeluesin e gjuhës shqipe nuk ka një muze të mirëfilltë. Stërnipi i Kristoforidhit, Rudolf Deliana, shprehet se ka ardhur koha që gjuhëtari ynë i madh të kthehet në strehën e tij. “Shtëpia ku vdiq nuk ka kurrfarë lidhje me Kristoforidhin.

Nuk ka asnjë të dhënë se në atë shtëpi ka lindur vërtet ai. Dhe kur them asnjë të dhënë e them me bindje, sepse sipas vetë bashkëkohësve që jetuan me të, si Loshi i Pap Mihalit, e kanë kundërshtuar hapur”. Në vitin 1910 Simon Shuteriqi bëri një jetëshkrim të thjeshtë për Kristoforidhin dhe aty ai tregon se gjithçka ka shkruar i ka marrë nga goja e dhëndrit të Kristoforidhit, Mim Bibasë, që gjithashtu e kishte garantuar që deklarimet që bënte i kishte dëgjuar nga vetë goja e Kristoforidhit. Stërnipi i Kristoforidhit shprehet se ekziston shtëpia e vërtetë e lindjes së tij, e cila është mirë që të kthehet në muze sa më parë. “Po. Ka një shtëpi e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me Kostandin Kristoforidhin. Ajo është shtëpia e Dhimitër Bibasë, të cilin e thërrisnin shkurt Mim Bibaja.

Ai ishte i martuar me vajzën e Kostandinit, Kleopatrën. Siç dihet, Kostandini vdiq më 1895. Një vit më vonë vdiq e shoqja, Eleni. Pas vdekjes së Elenit, dorëshkrimet, fjalori, sendet dhe gjithçka mbeti në shtëpinë e Kostandinit i dërguan në shtëpinë e së bijës së tij, Kleopatrës. Këtë e dëshmon edhe Mim Bibaja në kujtimet e tij. Në këtë shtëpi u ruajt edhe dorëshkrimi i fjalorit të Kristoforidhit. Po të mos ishte ruajtur fjalori këtu nuk do të kishim sot një të tillë. Në atë shtëpi u ruajt edhe e vetmja fotografi origjinale e Kristoforidhit nga e cila kanë dalë fotot që qarkullojnë sot. Monumenti që kemi dhe busti i varrit janë kompozim i kësaj fotografie”.

Arsyet e ndërtimit të shtëpisë muze

Intelektualët elbasanas argumentojnë arsyet e kthimit të shtëpisë së Kostandin Kristoforidhit në muze. Rudolf Deliana shprehet se: “Së pari, aty lindi Kristoforidhi, së dyti, banoi e bija e tij Kleopatra, së treti, u ruajt dorëshkrimi i gjuhës shqipe, së katërti, në aspektin arkitektonik, është një ndërtesë origjinale e fundit të shekullit të XVIII, që ruhet ende edhe sot me çardakët, dritaret dhe çatinë karakteristike, që janë fiksuar në foto e kartolina, së pesti ndodhet në zemër të qendrës historike të lagjes “Kala”, aty ku ndodhen shtëpitë karakteristike, rrugët me kalldrëm, institucionet e vjetra fetare, shkollat, shtëpitë ku banuan kolosët e mendimit shqiptar. Pra, parë në këtë këndvështrim kjo ndërtesë i plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtëpi muze”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

‘Më mori shtëpinë’/ Ish-gruaja e Endri Priftit: Akuza të sajuara, ai ka borxhe nga substancat dhe bixhozi, nuk paguan për djalin

‘Më mori shtëpinë’/ Ish-gruaja e Endri Priftit: Akuza të sajuara, ai ka borxhe nga substancat dhe bixhozi, nuk paguan për djalin

Publikuar më 26.04.2022
Kur një figurë publike denoncon vetë probleme te jetës perso...

Kur një figurë publike denoncon vetë probleme te jetës personale ky është sigurisht lajm dhe përbën menjëhere sensacion për mediat. Por e vërteta ka gjithmonë dy anë te medaljes, kur në të janë te përfshira dy palë. Ky është rasti i këngëtarit Endri Prifti i cili disa ditë më parë në emisionin investigativ ‘Stop’ në […]

Lexo më shumë

Vendoset ora diellore për 2022, nesër akrepat shkojnë 60 minuta para

Vendoset ora diellore për 2022, nesër akrepat shkojnë 60 minuta para

Publikuar më 26.03.2022
Të dielën do të zgjohemi një orë më herët, ndërsa akrepat do...

Të dielën do të zgjohemi një orë më herët, ndërsa akrepat do të shkojnë 60 minuta para. Ashtu si dhe vitet e shkuara, të dielën e fundit të marsit kalojmë në orën verore. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 21 shtator 2021

Horoskopi ditor, e martë 21 shtator 2021

Publikuar më 21.09.2021
Dashi Ditë rutinë kjo e martë 21 shtator për të dashuruarit....

Dashi Ditë rutinë kjo e martë 21 shtator për të dashuruarit. Do të mbizotërojë qetësia. Me financat tregohuni sa më të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbani situatën nën kontroll. Demi Ata që janë në një lidhje duhet të jenë më realistë dhe të pranojnë gabimet që kanë bërë në çift. Në […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 17 shtator 2021

Horoskopi ditor, e premte 17 shtator 2021

Publikuar më 17.09.2021
Dashi Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të...

Dashi Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të fundit të javës së punës. Edhe Venusi nuk është më kundër, kështu që një lajm i mirë pritet për dashurinë edhe nëse ka akoma nervozizëm në ujërat e ndjenjave. Në punë, duhet të zgjidhni një problem që ju ka krijuar situatë të sikletshme; përpiquni […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 16 shtator 2021

Horoskopi ditor, e enjte 16 shtator 2021

Publikuar më 16.09.2021
Dashi Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira...

Dashi Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira, në fakt këtë të enjte 16, do të ketë shumë nervozizëm. Gjatë ditës mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, kini kujdes. Demi Polemikat në dashuri do të jenë të pashmangshme dhe mund të merret një vendim drastik. Sa i përket […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 13 shtator 2021

Horoskopi ditor, e hënë 13 shtator 2021

Publikuar më 13.09.2021
Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. ...

Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e kësaj të hëne Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë. Demi Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 11 shtator 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 11 shtator 2021

Publikuar më 11.09.2021
Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i ...

Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët. Demi Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por këtë të shtunë 9/11, do të jepni falas […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 10 shtator 2021

Horoskopi ditor, e premte 10 shtator 2021

Publikuar më 10.09.2021
Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju ...

Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet – do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni. Demi Çdo njeri bën gabime, kështuqë mos e qortoni veten për faktin se diçka ku keni shpresuar shumë ka […]

Lexo më shumë