Kryetari i Partive Socialiste Europiane letër Donald Tusk: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sergei Stanishev, Kryetari i Partive Socialiste Europiane, i ka dërguar një letër Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, në të cilën i kërkon që në mbledhjen e 17-18 tetorit të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, BE, duhet të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ulen në tryezën e negociatave të pranimit në BE këtë javë – gjithçka tjetër do të ishte një gabim i rëndë politik.

Stanishev vë në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur kriteret e vendosura për të mbërritur në prag të nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

“Bazuar në kriteret e vendosura dhe procesin rigoroz, Komisioni Europian, i cili kishte detyrën për ta administruar këtë proces, ka pranuar që ata kanë bërë çka është e nevojshme për të kaluar në fazën e ardhshme. Si lider i familjes sonë politike ju lutem më lejoni të them se në terma politikë ata kanë bërë shumë më tepër se sa thjesht kapja e objektivave”.

“Ne kemi nevojë për veprim tani jo sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interesat tona më të mira politike, ekonomike dhe të sigurisë. Ne kemi nevojë për të sepse politika nuk toleron një boshllëk – boshllëkun që lejmë së shpejti do të mbushet nga të tjerët” ka thënë Stanishev në letër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet