Kryeprokurorja takon përfaqësuesit e EURALIUS-it, Lu dhe Vlahutin në zyrën e Xhafës

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

 

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku po zhvillon sot një takim me përfaqësues të EURALIUS në Shqipëri.

Përfaqësuesit e huaj aktualisht ndodhen në zyrën e prokurores Marku.

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të hënën pritet të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës.

Aktualisht në garën për KLP janë 17 prokurorë, nga të cilët do të zgjidhen 6 dhe më pas do të bashkohen me 5 anëtarë të tjerë të cilët do të janë nga jashtë sistemit të prokurorisë.

Vetë Arta Marku hoqi dorë më herët nga gara për anëtare të KLP-së.