Kryeministrja May shkon për vizitë në Shkup (VIDEO)

Kryeministrja britanike Theresa May shkoi sot për vizitë në Shkup, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë. Zonja May u prit me një ceremoni ushtarake në Shkup. Duke folur para gazetarëve ajo tha se konfliktet e së kaluarës në vendet e Ballkanit mund të duken si të pakërpcyeshëm dhe shumë çështje mbeten të pazgjidhura, përfshirë konfliktet e brendshme në rajon, krimnaliteti i organizuar, migrimi ilegal dhe ekstremizmi. Por, kryeministrja May shtoi se “me vullnetin e duhur politik, përparimi mund të arrihet shpejtë”.

Ndërkaq, kryeminstri maqedonas Zoran Zaev tha se integrimet euro-atlantike janë të rëndëishme për Maqedoninë dhe për rajonin, kurse për botën – do të thotë qëndrueshmëri dhe siguri – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet