Kryeministri Rama pritet me protesta në Devoll, Salianji përplaset me policinë

Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve në juglindje të vendit, edhe në bashkinë e Devollit, kryeministri Rama pritet me protesta.

Simpatizantë të opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputeti Ervin Salianji, Klevis Balliu por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Ndërkaq, në vendin ku janë grumbulluar protestuesit ka pasur pranë të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas here janë shoqëruar me përplasje verbale.

Ndërkohë, kryebashkiaku Bledion Nallbati ka debatuar me forcat e policisë.

“Ika andej, mos guxo”, dëgjohet t’i thotë Nallbati efektivëve të policisë.

Opozita nga ana e saj i kërkon policisë që mos provokojë, ndërsa kjo e fundit kërkon që protestuesit të lirojnë rrugën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet