Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte paralajmëron dorëheqjen

Kryeministri aktual i Italisë, Giuseppe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga detyra, pasi sulmoi ashpër partnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini.

Gjatë fjalës së tij Conte ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Salvinin si përgjegjës për krizën politike.

Ai tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Ndërsa Salvini kishe ngritur një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Conte.

Bazuar në sondazhe, partia e Salvinit gëzon dukshëm më shumë përkrahje, kryesisht për shkak të qasjes së tij kundër emigrantëve.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Lëvizja Pesë Yjet ka fituar dy herë më shumë vota sesa Partia Liga, mirëpo sondazhet parashikojnë se gjendja tani është ndryshe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet