Kryeministri holandez: Për refugjatët po bëhen plane, por unë nuk kam dijeni

Nga Erjon Dervishi

I pranishëm në Parlementin Europian, ditën e djeshme, për të diskutuar për të ardhmen e Bashkimit Europian, kryeministri i Holandës Mark Rutte, deklaroi se secili vend të mbajë përgjegjësi për emigrantët e ardhur. Procesi i ndërtimit të rrugëve të reja është duke u diskutuar me vendet e lindjes

Parlamenti Europian, së bashku me iniciativën e Presidentit të saj Antonio Tajani, prej disa javësh është duke organizuar konferenca me kryeministrat dhe udhëheqësit e disa prej vendeve të Bashkimit Europian. Qëllimi është që të diskutohet për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke u nisur nga shumë probleme që po përjeton unioni këto vitet e fundit. Në seancën e djeshme i pranishëm ishte Kryeministri i Holandës Mark Rutte i cili foli për problemet e emigracionit, dobësimin e zonës euro dhe shmangien e debatit për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian. Në plan të parë tashmë është vetëm çështja e refugjatëve nga lindja e mesme. Diskutimi i Kyreministrit Holandez u shoqëruar me debate të ashpra nga ana e deputetëve të Parlamentit Europian.

“Zoti president, faleminderit për hyrjen e këndshme për mua. Mbi të ardhmen e Bashkimit Europian duhet folur gjatë. Është një privilegj të jesh këtu. Në nuk mund të parashikojmë të ardhmen dhe ngjarjet e të ardhmes, por është detyra jonë që t’i largojmë këto fantazma. Në dukje BE-ja ka nevojë të japë zgjidhje për rolin në vitet e ardhshme. Po, ka një fazë tranzitore, anëtarët kanë përfituar nga lëvizja e lirë dhe tregu i përbashkët, por duhet siguri, stabilitet dhe shtet i së drejtës. Kjo e bën atë më efektive. BE-ja duhet të jetë e bashkuar kundër Rusisë dhe të pranojë përgjegjësinë. Jemi të kënaqur për mbajtjen e këtij bashkimi. Sot qëndroj para jush me një sens urgjence, sepse ngjarjet e fundit tregojnë se nuk mund të marrim jetë dhe të dënojmë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Këto rregulla janë sfiduar këto vite. E ardhmja e bashkuar tani duhet më shumë se kurrë. Duhet të negociojmë për Sirinë, vendet si Kina, India dhe Ballkanin Perëndimor. Në këto vende duhet të forcohet shteti i së drejtës. Edhe marrëveshja me aleatin tonë të madh nuk është më e sigurt. Por ne mbetemi miq dhe aleatë, jam besim plotë për afrimin transatlantik, duhet të punojmë bashkë më fort. BE-ja është shembulli sesi këto qasje mund të sjellin siguri dhe stabilitet. Është fuqia e tregtisë ndërkombëtare ajo që ka rëndësi. BE-ja beson në fuqinë e korporatave dhe tregtisë së lirë, pamvarsisht presioneve që kemi.

Bashkimi është forca jonë nga mbrapa, sepse na jep forcë për të vepruar. Brexit do të lërë një vrimë të madhe për ne, por kemi 27 shtete dhe jemi më të bashkuar për të punuar bashkë. Rrethi ynë do të mbetet i fortë. Tregu i vetëm ka sjellë prosperitet për shumë njerëz sa edhe themeluesit nuk e kishin parashikuar. Por duhet të jemi të ndershëm, se një BE e bashkuar duhet të forcojë “Shengenin”. Më shumë BE është zgjidhja për shumë njerëz. Unë besoj se e ardhmja e BE-së duhet të jetë premtimi për të punuar bashkë e të arrijmë prosperitet në siguri. Këtu duhet të përmend edhe emigracionin dhe kufijtë e jashtëm të BE-së. Disa vende të BE-së po negociojnë për mbylljen e rrugës Ballkanike. Vendi im nuk është i përfshirë në këtë projekt.

Marrëveshja është marrëveshje. Debati duhet të jetë kur BE-ja mund të shpërndajë vlera dhe siguri për kufij tanë. Të bëjmë zgjidhje pozitive dhe të thellojmë  tregun e përbashkët. Menaxhimi i sigurisë kolektive dhe refugjatët. Këto janë fusha ku BE-ja duhet të fokusohet. Këto janë sfida. Debati fillon me këtë pyetje: A po bën BE-ja punën e saj mirë? Prioritet e reja të klimës janë kruciale. Dështimi i marrëveshjes së klimës nuk është e mirë. Propozoj 50 për qind reduktim të gazit natyror deri në vitin 2030. Kontrolli i kufijve ka një rol të madh, dhe BE-ja të marrë përgjegjësitë. Çfarë duhet të bëjmë më mirë. BE-ja ka një tendencë për të bërë marrëveshje të reja pa u përmbushur të parat. Një çështje tjetër është Eurozona. Ka kohë që nuk po funksionon.

Bashkë mund të arrijmë shumë, por mos premtoni gjera që nuk bëhen dot. Monedha ka nevojë të stabilizohet, por borxhi do të stabilizohet dhe qeveritë do të funksionojnë. Duhet të bëjmë më shumë për migrimin, të përballojmë fluksin e emigrantëve të tjerë, të merren hapa tani që ta bëjmë BE-në efektive për këtë proces. Secili ka përgjegjësitë e tij. Përshëndes projektin e Bullgarisë për emigrantët. Buxheti duhet të zvogëlohet mbas Brexit-it. Holanda do paguajë pjesën e saj. Por ka vende që nuk e bëjnë këtë.

Por çështja kyçe është rifitimi i besimit të dikurshëm të BE-së. Holanda ka një rol të madh të parlamentit kombëtar dhe roli i financave ka peshën e saj. BE-ja duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve. E rëndësishme është bashkimi i drejtësisë dhe lirisë së mediave. Këto janë kushte për të hyrë në BE. Këto duhet të kenë parasysh edhe vendet aspirantë për në BE. Këto duhet të plotësohen nga vendet kandidate. Investimet tona duhet të jenë të sigurta. Prandaj duhet drejtësia. Për këtë arsye Komisioni i monitoron këto vende, në mënyrë që në të ardhmen investimet tona në këto vende të jenë të sigurta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet