Kryeministri Haradinaj takim me kancelaren Merkel, çfarë pritet të diskutohet

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron në Berlin në vizitë njëditore, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas deklarimeve të Haradinaj, qëllimi i takimit është thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.

Ndërsa, përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake. Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet