Kryemadhi-Ramës: Po të jesh burrë…

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Elidona Syla

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Pse ka frikë zotëria nga fotot, po të jetë burrë thotë unë jam aty se dija që ishte në kërkim, kërkoj falje, por e ka dit shumë mirë. Më erdhi keq kur e pashë duke qarë, por ky është një aktor i madh, bandat ju kanë vrarë fëmijët, dje e pamë se si oligarkët dolën në protestë për TVSH, shumë shpejt bandat do bëjnë protestë në shesh do thonë poshtë shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Tullumbat janë të mira, janë ëmbëlsira, por kam hallin për një tollumb tjetër, i krimit që po te hyri nuk të del më se të mban peng, i përdore në 25 qershor si badigard, ushtarë, miq e shokë, shokë tavolinash e sot të kërkojnë haracin dhe haraçi i tyre është përgjakja në rrugët e Shqipërisë, kur përmende pronësinë e fajit që e thua me një fjalë të pahijshme, më duket sikur flet frojdi brenda vetes tënde, qetësohu se të njohin të gjithë si bëhesh ti kur të dridhet karrigia, çmenduria jote flet”, përfundoi kryetarja e LSI-së.

Më pas fjalën e merr sërish kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nuk ka “asnjë replikë por vetëm një ilustrim shumë modest i arsyeve të dhimbjes që prodhon këtë lloj politike: Ndërmarrja shtetërore e transmetimit të energjisë elektrike, specialisti i zyrës së pagave, s’ka përfunduar shkollën e lartë, në vazhdim”.

“Zyra e projektit të impianteve, drejtori politik agrare, specialisti në sektorin e telekomunikacionit, me masë sigurie arrest me burg, është vazhduar të paguhet deri në fund të muajit shtator, specialist i sigurimit të telekomunikacionit, zooteknik, manovrator histori-gjeografi. Specialisti i sigurimit teknik, arkitekturë, remontier, gjuhë letërsi, elektriciste kryesore, psikologji. Elektricist kryesor, merceologji, drejtuese e njësisë operative, shkenca politike, remontier në njësinë operative, histori-gjeografi, remontier, fizkulturë, mbaroi koha, është e thjeshtë këta remontierë janë thjesht të punësuar të partisë për të marrë vota dhe tani lufta me krimin është në rendin e ditës.

Kryemadhi i përgjigjet nga vendi: “Kush flet për arsim më i paarsimuari, njeriu që urren librin, shkrimin dhe këndimin”.