Kryebashkiaku vetëvaret në tualetin e shtëpisë

Gjendet i vdekur kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në provincën e Padova, Stefano Farinazzo. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Sipas mediave italiane 48-vjeçari u gjet i varur në tualetin e shtëpisë së tij. Farinazzo është gjetur nga e ëma.

Sipas të dhënave paraprake 48-vjeçari ishte duke kaluar një krizë të fortë psikologjike, pas ndarjes nga e shoqja.

Stefano Farinazzo ishte babai i dy fëmijëve dhe këtë vit ai ishte rizgjedhur në udhëheqjen e provincës Casale di Scodosia, të Padovës

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet