Kroskata me reçel, ideale për fundjavë. Receta!

Përbërësit

150 g miell i bardhë

150g miell

120 g sheqer

140 g gjalpë i tretur i ftohtë

1 vezë + 1 verdhë veze

Një majë thike kripë

1 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira

Për mbushjen:

1 kavanoz reçel i kuq luleshtrydhesh, manaferrash ose sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tas i përziejmë të gjithë përbërësit derisa të përftojmë një brumë homogjen, e hapim me petës me pak miell dhe veshim me të tavën e lyer me pak gjalpë e miell. Lëmë mënjanë një pjesë nga brumi për të zbukuruar krostatën. Bëjmë kujdes që të veshim edhe anësoret e tavës për 2-3cm pasi më pas do të mbushet me reçel. Shpojmë bazën me pirun dhe e vëmë tavën në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe marrim tavën, shpërndajmë reçelin, e zbukurojmë sipër me brumin që kishim lënë mënjanë dhe e pjekim për 35-40 minuta në furrën e ngrohur më pare me 180°.

Të tjera

Abissnet