Krokodili dyshohet për vrasje, policia e kërkon

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Autoritetet në pjesën veriore të Australisë gjatë ditës së sotme janë në kërkim të një krokodili, i cili është i dyshuar për vrajsen e një gruaje të sëmurë psikikisht, ka thënë policia. Mbetjet trupore dhe rrobat e pacientes, Anne Cameron, janë gjetur dje së bashku me shkopin e saj për ecje, afër bregut të një lumi, dy ditë pasi guraja 79 vjeçare ishte larguar nga një shtëpi e kujdesit për të moshuar në Port Daglas në shtetin Kuislend, ka thënë inspektori i policisë, Ed Lukin, raporton agjencia AP.

“Ne fuqishëm besojmë se një krokodil është i involvuar në këtë ngjarje, duke pasur parasysh vendin e këtyre gjërave tl gjetura dhe mbetjeve njerëzore”, tha Lukin. Policët mbrëmë kanë vendosur kurtha për krokodilët dhe i kanë kontrolluar rrugët ujore të afërta me helikopterë dhe anije, gjatë ditës së sotme, tha ky inspektor. Konsiderohet se krokodilët vrasës zakonisht kapen afër vendit të sulmit. /Rel/