Kroacia shkruan historinë, në finalen e Botërorit

“Hirushja” e Ballkanit do të sfidojë Francën në finale, ndërsa Anglisë së Southgate i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë

Kroacia ka shkruar dje historinë, duke shkuar për herë të parë në histori në një finale Botërori, ku do të sfidojë Francën.  “Hirushja” e Botërorit ia doli të “rrëmbejë” një fitore të madhe 2-1 në gjysmëfinalen drithëruese përballë Anglisë, luajtur në “Luzhniki” të Moskës.  Ballkanasit iu falën golit të Mario Manzukiç, i cili shënoi golin e përmbysjes në minutën e 109’, duke çuar peshë zemrat e tifozëve. Ishullorët u dukën se do ta kishin të lehtë të prisnin një biletë për finale, pasi shënuan që në minutën e 5’. Por gjithçka u baraspeshua me golin e Perisiç në të 68-ën, dhe fati i ndeshjes u vulos nga Manzukiç në minutat shtesë.  Pak kush do ta kishte besuar por grupi i udhëhequr nga Zlatko Daliç ia doli të bëjë edhe atë që nuk e bëri “brezi i artë” i vitit 1998.  Të besuarve të Southgate tashmë nuk u mbetet veçse të kënaqen me ndeshjen e vendit të tretë si në vitin 1990, ku tanimë do të përpiqen t’i marrin medaljen e bronztë Belgjikës.

Rastet

Anglia e mbylli në avantazh pjesën e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në stadiumin “Luzhniki”. “Tri Luanët” shënuan ndaj Kroacisë, në një takim që e patën në kontroll, pavarësisht përpjekjeve të ballkanasve. Anglezët realizuan si zakonisht, nga goditjet standarde, çka i çon në 9 golat e shënuar në këtë mënyrë. Për tifozët anglezë, festa erdhi shumë shpejt. Vetëm 5 minuta lojë dhe goditje dënimi për “Tri Luanët”. Kierian Trippier harkoi topin bukur dhe e futi në rrjetë, duke mposhtur portierin Danijel Subasic. Para kësaj goditjeje dënimi, Anglia ka gjuajtur 3 të tjera. Topi në asnjërën preh herëve nuk përfundoi në portë. Kjo është hera e parë që prej vitit 1966, që kombëtarja angleze arriti të kryesonte në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Në 25 minutat e para u pa një Kroaci që e pati të vështirë të rrezikonte. Anglia u mbrojt mirë dhe krijoi panik me kundërsulme. Në minutat e fundit ballkanasit e shtuan ritmin dhe rrezikuan me Rebic e Modric. Në minutën 23 Rebiç provoi fatin nga jashtë zone, por topi u bllokuar nga mbrojtja, ndërsa dy minuta më vonë, Perisiç provoi me një goditje fluturimthi, por topi kaloi pak jashtë shtyllës së majtë.

Po ashtu, edhe në minutën e 31, Kroacia provoi disa herë, ku në fillim bllokoi goditjen e Perisiç një mbrojtës, ndërsa goditjen e radhës e prit në dy kohë Pikford. Në minutën e 36 Lingard mori një top të artë në hyrje të zonës, por nuk kalibroi mirë goditjen drejt portës, teksa shpërdoroi një mundësi të artë. Kroacia tentoi edhe një minutë më vonë por topi shkoi lart mbi traversë pa e shqetësuar portierin anglez. Sime Vrsaljko në minutën e 40 godet me kokë topin, por nuk arrin të arrijë ndonjë nga shokët e tij pasi mbrojtja kundërshtare e shmang kërcënimin. Pjesa e dytë nisi e vrullshme për Kroacinë, e cili hyri në fushë për të mos humbur asgjë nga kjo gjysmëfinale. Në minutën e 51 Ante Rebiç iu afrua portës por nuk  arriti të krijojë një shans, pasi mbrojtësit e Anglisë  e bllokuan atë. Anglezët, duke iu gëzuar golit bëhen euforikë dhe përpiqen të vonojnë lojën, ndërsa kjo vonesë e qëllimtë i kushton kartonin e verdhë Kyle Walker. Në minutën e 56 Jesse Lingard  merr një pasim të mirë dhe gjuan nga e djathta jashtë kuadratit, por goditja u bllokua nga mbrojtja kroate, ndërsa arbitri akordoi goditje këndi.

Më pas, Ivan Rakitic tentoi përmes një goditjeje të fuqishme në krahun e majtë të portës, por topi doli jashtë i devijuar në korne dhe ishte pikërisht minuta e 59. Luka Modric lançon një goditje nga këndi, por Jordan Pickford është vigjilent për të penguar përpjekjet. Kroacia bëhet më luftarake gjatë mesit të pjesës së dytë,  kur Sime Vrsaljko pason një top të mrekullueshëm drejt Ivan Perisic, i cili gjen një hapësirë për të gjuajtur, por topi përfundon ngjitur me portën dhe shkon në pjesën e pasme të rrjetës. Më tej është një sulm i Harry Kane që thyen vrullin e ballkanasve, por ai është i pafuqishëm për të shënuar, derisa Kroatët e pandalshëm, thyejnë mbrojtjen dhe portierin e Anglisë me golin e Perisic në minutën e 68. Më pas janë sërish kroatët, të cilët duke marrë hovin e golit, tentojnë përsëri madje duke iu afruar golit në mënyrë të frikshme, pa ndjerë kurrfarë inferioriteti përballë ishullorëve. Minutat e mbetura bëhen agresive edhe për këta të fundit, të cilët në ato pak tentativa ose gjuajtën jashtë, ose nuk lanë asnjë shenjë frike te portieri kroat. Kane, lojtari i golave edhe pse tentoi disa herw nw portwn kroate, nuk i doli ndwrsa 90-minutwshi u mbyll me barazimin 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet