Kroacia godet penalltinë e fundit, zjarrfikësve u bie alarmi (VIDEO)

Çerekfinalja Kroaci-Rusi ishte një ndeshje historike që ngriti peshë zemrat e tifozëve kroatë. Megjithatë jo të gjithë kishin shansin ta ndiqnin ndeshjen të relaksuar.

Në këtë video të publikuar në media, shfaqen zjarrfikësit teksa shohim momentet emocionuese të goditjes së penalltive.

Për dreq në momentin final kur Rakitiç ekzekutoi penalltinë që do të dërgonte ekipin e Daliç, bie sinjali i alarmit dhe punonjësit e repartit u veshën dhe u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Pati edhe nga ata më të guximshmit që qëndruan stoik, duke parë momentet e fundit të ndeshjes, duke shpërthyer më pas në festë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet