Kroaci, urën e Peleshcit do ta ndërtojë konsorciumi kinez

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Kroacia sot ka përcaktuar kompaninë që do të ndërtoj projektin më të rëndësishëm strategjik, urën e Peleshcit e cila financohet 85 % nga BE , bënë ditur kompania “Rrugët e Kroacisë”. Nga tri ofertat, fituese doli konsorciumi China Road and Bridge Corporation, CCCC Highway Consultants, CCCC Second Highëay Engineering dhe CCCC Second Harbour Engineering, konsorciumi China Road and Bridge Corporation, me vlerën prej 2,6 miliardë kuna (rreth 372 milionë euro) dhe afatin e punimeve 36 muaj. Ura e Peleshcit është shpallur projekt me rëndësi të veccantë strategjike, dhe vlera përfundimtare e projektit është 526 milionë euro me TVSH,  vlera e harxhimeve të pranuara është 420 milionë euro, prej të cilave mjete BE financon 357 milionë euro përkatësisht  85 %.

Projekti “Lidhja rrugore me jugun e Dalmacisë” parashikon ndërtimin e urës mbi Detin Adriatik në gadishullin Malost, dhe lidhë qarkun e Dubrovnikut me pjesën tjetër të Kroacisë. Vendimin për bashkëfinancimin e projektit më të madh kroat, urës me gjatësi 2.4 km, të lartë 55 metra dhe me 4 korsi, Komisioni Evropian e ka marr në qershor të vitit 2017. Bashkimi Evropian financon edhe infratsruktrën përcjellëse: rrugët lidhëse, tunelet, urat shtesë dhe unazën e madhe të qytetit Ston me gjatësi 8 kilometra. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë në vitin 2022. Për ndërtimin e fazës së parë të urës së Peleshcit, “Rrugët e Kroacisë” kishin marr tri oferta, atë të konsorciumit kinez, Astaldit Italian dhe kompanisë turke IC Ictas  dhe ofertën e Strabagit gjerman, të cilat ishin hapur më 15 shtator të vitit 2017. Astaldi dhe komapnia turke ofruan 2,55 miliardë kuna pa TVSH përkatësisht 3.19 miliardë kuna me TVSH,  Stragabi 2,62 miliardë kuna pa TVSH përkatësisht  3,28 milijardi kuna me TVSH dhe konsorciumi kinez “China Road and Bridge Corporation” 2,08 miliardë kuna pa TVSH përkatësisht 2,6 miliardë kuna me TVSH. /A.P/