Kroaci, tërmet i fuqishëm afër Splitit, në epiqendër 6 ballë

Publikuar më 03. 02. 2018 nga Shekulli Online

Rreth orën 13:55 një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Dalmacisë në Kroacisë, duke shktatuar panikë tek popullsia lokale, sipas së cilës ka zgjatur 5-6 sekonda.

Pak minuta më vonë, Qendra Mesdhetare Sizmiologjike, EMSC, ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve të para, tërmeti ishte 4.7 ballë, me epiqendër 2 kilometra në thellësi të Detit Adriatik, 36 kilometra afër qytetit të Splitit.

Tërmeti është dëgjuar edhe në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, Sarajevë  ku gjithashtu ishte shaktuar një panic në mesin e qytetarëve.

Nga të dhënat e përpunuara sipas enteve sizmiologjike të Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, EMSC bënë të ditur se tërmeti i cili ka rënë në orën 13:53,  ishte me forcë 4.5 ballë, 35 kilometra afër qytetit të Splitit dhe 134 kilometra afër Sarajevës.

Enti sizmiologjik i Kroacisë ka bërë të ditur se në epiqendër, tërmeti ishte 6 ballë.

Në qytetin e Splitit popullsia vazhdon të jetë e shqetësuar ndërkohë nuk dihet nëse ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.