×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kriza në qeverisje, Rama afron Bushatin dhe mënjanon Cakajn

Që ka një krisje midis Kryeministrit Edi Rama dhe Zëv. Ministrit de jure të Shqipërisë, Gent Cakaj, nuk lë vend për dyshime. Situata e fundit në të cilën Rama shmang Genta Cakaj ka të bëjë me presidencën e radhës të OSBE-së. Kryeministri Rama ka caktuar ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati si të dërguari të posaçëm në OSBE.

Ky është lajmi që bëhet i ditur nëpërmjet faqes zyrtare të OSBE-së, e cila prezanton ekipin që do të mbështesë stafin e kryeministrit Edi Rama, si kryetar i radhës së presidencës së OSBE-së.  Në ekipin e Ramës prej 13 personash figurojnë tre shqiptarë Ditmir Bushati, Alba Brojka dhe Sulo Mustafaraj. Ish-kryediplomati është i dërguari i posaçëm, që do të thotë se do të jetë përfaqësuesi i Ramës në takimet që do të mungojë kryeministri. “Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të veçantë. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të ndërmarrin”, thuhet në faqen zyrtare të OSBE-së. Bushati do i duhet të përcjellë qëndrimet e drejtuesit të organizatës. Një lëvizje taktike e kryeministrit Rama, i cili josh Bushatin, njeriu që loboi fuqishëm për marrjen e presidencës së OSBE-së dhe që vendimi u shpall kur ai mbante postin e kryediplomatit. Pas dhënies së këtij vendimi, Bushati u shkarkua nga posti i ministrit të Jashtëm. Ndërsa Rama do të propozonte fillimisht Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm, por që u refuzua nga ana e presidentit Ilir Meta, pasi cilësohej si një kandidaturë e papërshtatshme. Kjo solli më pas që Rama të mbante edhe postin e ministrit të Jashtëm, duke bërë vetë kryeministri të ushtronte kështu edhe detyrën e kryetarit të radhës së OSBE-së, post që mbahet për një vit.

Por kjo lëvizje e Ramës shihet si një ndërmarrje për të zbutur disi qëndrimet “opozitare” që Bushati po mban kohët e fundit kundër qeverisë. Jo të pakta janë rastet kur deputeti socialist ka shprehur rezerva për disa nisma të qeverisë dhe më e fundit ishte ajo për paketën “Antishpifje”. Ligji u miratua nga ana e mazhorancës në bllok, por Bushati, pavarësisht thirrjes së Ramës për ta votuar ligjin më 18 dhjetor, abstenoi me votën e tij. Ish-kryediplomati do të kërkonte rishikimin e draftit, por kjo u refuzua gjatë një mbledhje të grupit të PS-së.  Krisja e parë mes Ramës dhe Bushatit do të vihej re me rastin e zgjedhjeve në Shkodër, ku zgjedhja e Valdrin Pjetrit dhe largimi i tij si kryebashkiak solli përplasjen për kandidatët me të shkuar kriminale. Ndërsa Rama do të hakmerrej duke e hequr edhe si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, duke nisur kështu edhe një rivalitetit mes Bushatit dhe deputetit Tom Doshi.

Por lëvizja e Ramës mund të shihet edhe si ndonjë rezervë ndaj punës së Gent Cakajn, të ciline ka ngarkuar si ministër në detyrë. Edhe pse në ceremoninë e marrjes së kryesimit të OSBE-së, Cakaj do të shfaqej në krah të Ramës në çdo takim. Kjo vendimmarrje e kryeministrit për caktimin e të Bushatit si “mëkëmbës” , do t’i lërë shije të hidhur Cakajt, i cili nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë. Vetë Bushati në një deklaratë të mëparshme në komisionin Jashtëm parlamentar, do të vlerësonte me nota maksimale faktin se Rama do ta drejtonte vetë presidencën e OSBE-së, duke nënkuptuar se nuk ishte dakord që ta drejtonte ish-vartësi i tij.

Stafi i plotë

Ambasadori Heidi Grau

Përfaqësues Special i Kryetarit të OSBE-së, Zyra në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral

Ambasadori Rudolf Michalka

Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Kaukazin e Jugut

Ambasadori Thomas Mayr-Harting

Përfaqësuesi Special i Kryetarit të OSBE-së për procesin e zgjidhjes së transdniestrisë

Ambasadori Andrzej Kasprzyk

Përfaqësuesi Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për konfliktin e trajtuar nga Konferenca e Minsk OSBE-së

Kolonel Sulo Mustafaraj

Shef i Grupit të Planifikimit të Nivelit të Lartë

Volker Frobarth

Përfaqësues në Komisionin e Përbashkët Letonez – Rus për Pensionistët Ushtarak;

Rabbi Andreë Baker

Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Anti-Semitizmit

Profesor Regina Polak

Përfaqësues Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Racizmit, Ksenofobisë dhe Diskriminimit, duke u përqendruar edhe në Intolerancën dhe Diskriminimin ndaj të Krishterëve dhe Anëtarëve të Feve tjera

Ambasadori Mehmet Paçacı

Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Intolerancës dhe Diskriminimit ndaj Myslimanëve

Ambasadori Melanne Verveer

Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së për Gjininë;

Paola Severino

Përfaqësues Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Korrupsionit

Valiant Richey

Përfaqësues Special dhe Koordinator i OSBE-së për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Alba Brojka

Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Rininë dhe Sigurinë

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Luljeta Bozo shkon me bastun në seancë, ministrja e pret në oborrin e Kuvendit

Luljeta Bozo shkon me bastun në seancë, ministrja e pret në oborrin e Kuvendit

Publikuar më 25.10.2021
Deputetja e PS Luljeta Bozo ka marrë pjesë sot në seancën e ...

Deputetja e PS Luljeta Bozo ka marrë pjesë sot në seancën e radhës plenare. Edhe pse 79 vjeçe, ajo nuk dorëzohet dhe ka vendosur të qëndrojë bashkë me kolegët e tjerë. Sot, ajo është fotografuar në oborrin e Kuvendit duke u mbështetur në një bastun. Teksa Bozo i afrohet hyrjes së Kuvendit duke ecur me […]

Lexo më shumë

Sali Berisha njofton datën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar

Sali Berisha njofton datën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar

Publikuar më 22.10.2021
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Berat në “Foltoren” e...

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Berat në “Foltoren” e radhës për të bindur demokratët që ta mbështesin në nismën kundër lidershipit aktual të PD-së. Ai njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet “data e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt” tha ai. “Kuvendi Kombëtar thirret nga kryesia, këshilli kombëtar, edhe nga […]

Lexo më shumë

“Raporti ‘Soreca’ nuk ka asnjë lidhje me realitetin, ai po mbështet shkatërrimin e demokracisë shqiptare”/ Eksperti gjerman i CDU-së: Ju tregoj gabimet e ndërkombëtarëve

“Raporti ‘Soreca’ nuk ka asnjë lidhje me realitetin, ai po mbështet shkatërrimin e demokracisë shqiptare”/ Eksperti gjerman i CDU-së: Ju tregoj gabimet e ndërkombëtarëve

Publikuar më 20.10.2021
Dje, Parlamenti Europian dhe Komiteti për Marrëdhënie me Jas...

Dje, Parlamenti Europian dhe Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë, diskutoi progres-raportin e përvitshëm për Shqipërinë. Temat e përhershme si, sundimi i ligjit, demokracia dhe vota nuk kishin ndryshuar, duke marrë disa kritika thelbësore. Po të ndalemi te drejtësia, është pikërisht ajo që çalon më shumë, por përfaqësuesit europian u munduan t’ia hidhnin ‘fajin’ mosmarrëveshjeve të […]

Lexo më shumë

“Thelbësore që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet”/ David Lega: Nuk mund të rrezikojmë kredibilitetin dhe besueshmërinë e BE-së

“Thelbësore që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet”/ David Lega: Nuk mund të rrezikojmë kredibilitetin dhe besueshmërinë e BE-së

Publikuar më 19.10.2021
Eurodeputeti dhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropia...

Eurodeputeti dhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega është shprehur kundër minimizimit të kushteve për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE. Me një reagim në Twitter Lega shkruan se nëse anëtarët e rinj bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE -së që do të minonin besueshmërinë e BE -së […]

Lexo më shumë

“Këta vjedhin mbi kurrizin e të vdekurve”, Sali Berisha sulmon ashpër qeverinë për mbi 16 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë

“Këta vjedhin mbi kurrizin e të vdekurve”, Sali Berisha sulmon ashpër qeverinë për mbi 16 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë

Publikuar më 19.10.2021
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Ed...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për krijimin e krizës energjitike përmes vjedhjeve. Duke folur nga “Foltorja” në Dibër, Berisha shprehet se qeveria blen tani energji në bursën ndërkombëtare me një çmim shumë herë më të lartë, ndërkohë që pak muaj më parë e shiste energjinë e prodhuar në vend, me […]

Lexo më shumë

“Nuk ka përparim në lirinë e shprehjes”, zbardhet progres-raporti i Shqipërisë në PE

“Nuk ka përparim në lirinë e shprehjes”, zbardhet progres-raporti i Shqipërisë në PE

Publikuar më 19.10.2021
Komisioni Europian paraqiti sot para Parlamentit Europian Ra...

Komisioni Europian paraqiti sot para Parlamentit Europian Raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Europian. Ajo është pjesë e vlerësimeve për vendet kandidate dhe e paketës së zgjerimit të BE-së, ku janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha para eurodeputetëve se […]

Lexo më shumë

“Njerëzit duan rezultate”, Isabel Santos ‘i tërheq veshin’ BE-së: Mjaft më me shtyrje! Dua datën e Konferencës së Parë për Shqipërinë

“Njerëzit duan rezultate”, Isabel Santos ‘i tërheq veshin’ BE-së: Mjaft më me shtyrje! Dua datën e Konferencës së Parë për Shqipërinë

Publikuar më 19.10.2021
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos i ka tërhequ...

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos i ka tërhequr veshin BE-së ditën e sotme për moscaktimin e një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur nga mbledhja e Komisionit Europian, Isabel Santos theksoi se njerëzit duan rezultate dhe nuk duan të dëgjojnë më shtyrjet që […]

Lexo më shumë

Oliver Varhelyi: Konferenca e parë Ndërqeveritare këtë vit vetëm nëse nuk zgjidhet ‘konflikti’ mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Oliver Varhelyi: Konferenca e parë Ndërqeveritare këtë vit vetëm nëse nuk zgjidhet ‘konflikti’ mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Publikuar më 19.10.2021
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka vlerësuar progre...

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por tha qartë se nuk ka konferencë të parë ndërqeevritare pa u zgjidhur konflikti Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Fjala e Varhelyi-t Ka më shumë besueshmëri sa i përket raportit. Janë ndërmarrë reforma të rëndësishme sa i takon sistemit të drejtësisë. […]

Lexo më shumë