×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kritikoi Justin Trudeau për dashamirësinë ndaj Ramës, studiuesja: Kryeministri përfaqëson gabimisht shqiptarët

Intervistë ekskluzive me Florida Doçin, studiuesen e cila i shkroi letër të hapur kryeministrit kanadez, pasi ky i fundit i thuri lavde në Samitin e Mynihut, ndaj kryeminstrit Rama. Reagimi im nuk është kundër mbështetjes së Shqipërisë, por kundër politikanëve që përfaqësojnë anti-vlerat

Enida Vërça

Florida Doçi ka qenë një ndër emrat më të lakuar në median shqiptare, por jo vetëm, gjatë ditëve të fundit, pas dërgimit të një letre të hapur ndaj kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau. Doçi në këtë letër shprehet e zhgënjyer pasi Trudeau në Samitin e Mynihut lavdëroi homologun e tij, kryeministrin Rama. “Shekulli” kontaktoi studiuesen e njohur, për të pyetur se cili ishte qëllimi i kësaj letre dhe se si e shikon ajo qeverisjen kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në këtë intervistë ekskluzive për “Shekulli”-n Doçi thotë se ky reagim nuk erdhi nga mbështetja që Kandaja do t’i jap vendit tonë, por sipas saj Shqipëria është nën udhëheqjen e disa njerëzve të cilët nuk e meritojnë postin që kanë. Më tej ajo thotë se imazhi i shqiptarëve në botë është përmirësuar, por keqqeverisja e të gjitha partive e ka penalizuar vendin. Në fjalën e saj ajo shton se zhvillimi politik i Shqipërisë është penguar nga mungesa e demokracisë së mirëfilltë. Sakaq, thotë se gjithë kjo ka sjell edhe largimin në mas të shqiptarëve pasi ata ndihen të papërfaqësuar nga politika.

Cili ishte qëllimi kryesor që keni shkruar një letër të hapur për Kryeministrin e Kanadasë?

Kanadaja është një shtet demokratik ku liria e mendimit dhe shprehjes është një e drejtë themelore që mbrohet me çarter. Unë si qytetare shqiptaro-kanadeze kam të drejtën dhe detyrën qytetare ta mbaj qeverinë dhe kryeministrin përgjegjës për veprimet dhe reagimet që ai mban në emër të shtetit, sepse pushteti që ai gëzon është një pushtet që rrjedh nga vota e lirë e popullit dhe në shërbim të popullit. Kryeministri Trudeau ndoqi Samitin e Mynihut pas një turi disa-ditor në Afrikë, me një axhendë të qartë politike për Kanadanë, por rruga që ai zgjodhi për kompromis ra ndesh me parimet e shumë qytetarëve. Dua të përmend këtu që një reagim të ngjashëm, madje shumë më të fuqishëm ka pasur në Kanada nga diaspora Irano-Kanadeze për shkak të takimit që z. Trudeau pati me liderët iranianë. Një reagim po ashtu të gjerë publik ka patur dhe për shkak të takimit të z. Trudeau me liderët Senegalezë. Unë si shqiptaro-kanadeze, duke njohur shumë mirë kontekstin si në vendin amë Shqipëri, ashtu edhe në shtëpinë time Kanada, shpreha qëndrimin tim publik përsa i përket takimit që z. Trudeau pati me Z. Edi Rama, sepse jam e bindur që parimet dhe vlerat kanadeze bien ndesh me ato që kryeministri Trudeau përqafoi gjatë Samitit të Mynihut. Ky reagim, siç edhe mund ta keni lexuar, nuk është kundër mbështetjes së Shqipërisë, por është kundra përqafimit të antivlerave që janë materializuar në disa figura politike që përfaqësojnë gabimisht Shqipërinë.

Besoni se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është thyer, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës?

Unë besoj se Shqipëria ka shumë njerëz të talentuar e të suksesshëm që me punën e tyre dhe arritjet e tyre, qoftë brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë krijuar një imazh tejet pozitiv për Shqipërinë. Por ndej keqardhje që imazhi politik i Shqipërisë nuk ka ecur me të njëjtin hap, sepse është mbajtur peng nga një kastë politikanësh që interesin personal e kanë vendosur mbi interesin qytetar. Sigurisht që imazhi politik ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe angazhimin e mëtejshëm të tij në strukturat Europiane. Por unë mendoj se shqiptarët e kanë treguar prej kohësh që janë të mirëintegruar në Europë dhe kudo në botë, dhe gëzojnë respekt të veçantë në çdo komunitet ku jetojnë, studiojnë dhe punojnë. Prandaj dhe mendoj se diaspora shqiptare ka një rol dhe përgjegjësi të veçantë qoftë për imazhin e Shqipërisë, qoftë dhe për të lobuar kur është e nevojshme për të avancuar interesat e Shqipërisë mbi interesat e një grupi politikanësh.

Cilat janë kritikat tuaja kryesore në adresë të qeverisjes së sotme socialiste?

Siç thashë dhe pak më parë, zhvillimi politik i Shqipërisë është penguar nga mungesa e demokracisë së mirëfilltë në politikë. Si shoqëri, ne e kemi të vështirë të pranojmë mendimin ndryshe apo mendimin kritik. Në nivelin politik, kjo ka sjellë krijimin e partive politike pa feedback, ku kryetari i partisë apo kryetari i qeverisë vendos për çdo gjë, ç’ka është tejet e rrezikshme për demokracinë. Unë kam folur shpesh për arsimin dhe shëndetësinë sepse janë fusha ku kam më shumë ekspertizë, por edhe sepse janë themele të shoqërisë. Kemi parë reforma arsimore eksperimentale pa një filozofi edukimi të mirëfilltë që kanë ç’rrënjosur vlerat tona në emër të “modernizimit”, dhe në fakt kanë penalizuar brezat e rinj, dhe i kanë lënë të rinjtë e sotëm të papërgatitur për të konkurruar denjësisht në tregun ndërkombëtar qoftë për aftësitë teknike ashtu edhe për aftësitë jetësore. Po ashtu, e njëjta problematik paraqitet në sistemin shëndetësor, ku mbizotëron mungesa e infrastrukturës, pagat e ulëta, mungesa e trajnimeve të specializuara, mungesa e kushteve dhe medikamenteve bazike etj. Një sistem që nuk vlerëson edukatorin (mësuesin) dhe mjekun, është një sistem problematik që nuk i shërben qytetarit sepse një qytetar i pashëndetshëm apo i paedukuar nuk ka fuqinë e duhur për të mbrojtur demokracinë apo idealet e tjera. Prandaj ndodh korrupsioni, shitja e votës, largimi në masë e të tjera fenomene sociale që dëmtojnë zhvillimin e vendit.

 Po në lidhje me të ardhmen e të rinjve shqiptarë, besoni se Rama me vendimet e tij të fundit po godet të ardhmen e këtyre të fundit?

Fakti që 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria është tregues i frikshëm i situatës së krijuar në vend. Mobiliteti është e drejtë e gjithkujt, por kushdo që e ka provuar emigracionin, e di që zgjedhja për të lënë vendin tënd, prindërit, të afërmit, miqtë etj. Nuk është një zgjedhje e lehtë, dhe shumë herë nuk është zgjedhja e parë që çdokush do bënte nëse kushtet do ishin të ndryshme. Largimi i të rinjve si edhe largimi i talenteve, sigurisht nuk është pozitiv për vendin dhe ka pasoja në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë. Dua megjithatë të theksoj se këto fenomene janë rezultat i shumë viteve keqqeverisjeje dhe politikbërje. Të rinjtë janë të deziluzionuar me të ardhmen e vendit, kanë humbur shpresat tek merita dhe drejtësia, kanë humbur besimin tek vota e lirë dhe demokracia, nuk gjejnë hapësira dhe mundësi të shprehin veten e tyre, dhe për rrjedhojë largohen.  Të gjitha këto fenomene vijnë si rrjedhojë e disa dekadave qeverisje, që kanë kulmuar me sistemin e instaluar nga z. Rama dhe aleatët e tij, që për mendimin tim ka çuar ne degradimin e mëtejshëm të situatës në Shqipëri.

Ndërkohë si është i organizuar komuniteti shqiptaro-kanadez në Kanada dhe a ka ndonjë iniciativë të këtyre të fundit përsa i përket zhvillimeve në Shqipëri?

Komuniteti shqiptaro-kanadez është shumë aktiv në Kanada, me organizata dhe grupime në pothuajse të gjitha provincat e Kanadasë. Unë gëzohem kur shoh që të rinjtë shqiptaro-kanadez siç janë Kozeta Miliku, kryetare e shoqatës së shqiptarëve në Manitoba, apo Bledi Elshani, zv. kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Calgary, vazhdojnë të zgjerojnë rrjetin e organizatave të diasporës duke ju bashkangjitur traditës së grupimeve më të hershme siç janë komuniteti i Montrealit, Torontos apo Otavës për të organizuar evente që sjellin bashkë të gjithë shqiptarët. Është bërë tanimë traditë ngritja e flamurit shqiptar në prag të festave të nëntorit, ngritja e flamurit të Kosovës në prag të festës së pavarësisë së saj. Angazhimi dhe mbështetja e shkollave shqipe, si edhe shumë aktivitete të tjera me rëndësi kulturore për bashkësinë shqiptaro-kanadeze. Por siç thashë, diaspora shqiptare ka një përgjegjësi të veçantë edhe për të avancuar interesat e Shqipërisë mbi interesat e një grupi politikanësh, dhe mendoj se këtë drejtim kemi ende rrugë për të bërë për të unifikuar zërin dhe qëndrimin e diasporës ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

 

         Letra drejtuar Justin Trudeau

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë