Krisja/ Kreu i PE kundër propozimit të ri për buxhetin

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka reaguar sot në lidhje me propozimin e ri të Këshillit Europian për buxhetin e BE-së.

Në propozimin e paraqitur nga Presidenti i Këshillit të BE-së. Charles Michels, theksohet se, buxheti ka për qëllim të bindë skeptikët dhe të jetë më fleksibël.

Por David Sasoli nuk ka është dakord me këtë ide. Ai thekson se, ky propozim do të shkojë në favor të atyre që duan më pak Europë.

Reagimi i David Sassoli

“Falënderoj Presidentin Charles Michel për punën që ai ka bërë, por propozimi që ai paraqiti sot për buxhetin e ardhshëm është shumë larg nga sa duhet për të financuar në mënyrë adekuate programet e vjetra dhe të reja të Bashkimit Europian.

Shifrat nuk ndryshojnë shumë nga propozimi i Presidencës finlandeze për të cilën Parlamenti Europian tashmë është shprehur qartë dhe me një shumicë shumë të madhe.

Është një propozim që kundërshton ambiciet e proklamuara për tre përparësi që shtetet anëtare – jo Parlamenti – kanë vendosur në qendër të vizionit të tyre: klimën, digjitalizimin dhe dimensionin gjeopolitik.

Është një propozim që rrezikon të lërë Europën të mbetet jo vetëm pas objektivave të saj, por edhe aktorëve të tjerë në skenën ndërkombëtare, si Kina dhe SHBA.

Është një propozim që shkon në drejtimin e atyre që mendojnë se Brexit do të thotë “më pak Europë” – dhe për këtë arsye “më pak buxhet”. Por përballë sfidave të sotme nuk kemi nevojë për më pak Europë, kemi nevojë për një Europë më të fortë me një buxhet të fortë në interes të qytetarëve. Ky është mesazhi që Parlamenti dëshiron t’i dërgojë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Ne vlerësojmë sigurisht propozimet për të prezantuar burimet e reja të BE-së në mënyrë që buxheti i BE të mos varet kryesisht nga transferimet nga shtetet anëtare. Ne gjithashtu do të vlerësojmë me kujdes implikimet e rritjes së aftësisë së EIB për të luajtur një rol të rëndësishëm në lidhje me investimet.

Parlamenti është i vetëdijshëm për rëndësinë e një marrëveshjeje në kohë – ne kemi qenë të gatshëm për të negociuar që nga nëntori 2018 – por nuk është i gatshëm të mbështesë një marrëveshje me çdo kusht.

Propozimi në tryezë sot nuk është një bazë e kënaqshme për të arritur një buxhet që i përgjigjet angazhimeve të marra në fillim të mandatit të ri. Prandaj i bëj thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive që të bëjnë çdo përpjekje për t’a përmirësuar atë në funksion të samitit në 20 shkurt, sepse përndryshe Parlamenti nuk do të jetë në gjendje ta pranojë atë”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet