
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin e ndodhur në Vaun e Dejës, ku shtetasi N.H, 55 vjeç, ka ekzekutuar me kallashnikov 40 vjeçaren Xh.T. Mësohet se këta dy persona bashkëjetonin dhe shkak për krimin është bërë një grindje mes tyre.
Pas krimit të kryer, 55 vjeçari ka tentuar të vetëvritet por si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë nga mjekët.
Njoftimi i Plotë:
Vau i Dejës/ Informacion paraprak
Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply