Krimi mafioz në Tepelenë, autorët hodhën makinën në greminë

Xhentila Gjoshi

Disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se është gjetur makina e autorëve të dyshuar. Dy vëllezër u vunë në shënjestër nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën dhe tjetri u plagos rëndë. Kujtojmë që viktimë mbeti shtetasi Artur Bresha, ndërsa mundi të mbijetonte vëllai i tij, Artan Bresha. Sipas informacioneve, ngjarja ka qenë e tipit mafioz dhe që ka tronditur gjithë qytetin.

Si ndodhi ngjarja

Fillimisht, autorët kanë qëlluar ndaj shtetasit Artan Bresha, i cili ndodhej shumë pranë banesës së tij. Fatmirësisht, ai ka mundur të jetojë ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, vëllai i tij Arturi, u mor nga autorët me forcë në makinë dhe është vrarë rrugës për t’u hedhur më pas trupi i tij i pajetë pranë vendit ku punonte. Gjithë skema ka qenë e frikshme, thonë burimet. Kjo për faktin, sepse autorët nuk janë kujdesur për t’u fshehur nga sytë e qytetarëve.

Shënjestra

Sipas informacioneve paraprake, shënjestër e këtij atentati të mirëfilltë dyshohet se ka qenë shtetasi Artan Bresha. Kjo për shkak, sepse ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Autorët, dyshohet se e kanë ngatërruar me vëllanë e tij, Arturin, të cilin e qëlluan për vdekje në dalje të qytetit të Tepelenës. Disa orë pas kësaj ngjarje, makina e autorëve është gjetur e hedhur në një greminë afër zonës së Tepelenës, ndërsa brenda saj po punohet për të gjetur gjurmë apo prova që mund të implikojnë vrasësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet