Krimet e supozuara të luftës, komandant Remi ftohet nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës si komandant Remi, do të jetë komandanti i parë i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të paraqitet në Zyrën e Prokurorisë së Posaçme për krime luftë me seli në Hagë për tu marrë në pyetje.

Lajmi u bë publik nga avokati i tij Arianit Koçi. Avokati tha se Remi do të paraqitet vullnetarisht dhe se do të sqarojë gjithçka që ka lidhje me rastin e për hetimet për të.

Njoftimi i Arianit Koçit:

Komunikatë për media

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet