Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Tahirit, ja çdo të ndodhë me gjykimin e tij

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ajo i ka vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do të mbyllen hetimet.

Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, Tahiri u shpreh se kjo maratonë po shkon drejt fundit dhe se prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars që të mbyllin hetimet.

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”, tha ai përpara gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet