Krimet e Rënda dënojnë me burg ish-nëndrejtorin e Burgjeve

Ish-zëvendësdrejtori i Burgjeve Iliaz Labi është dënuar sot me 3 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Po ashtu Labit i hiqet me 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Kujtojmë që Labi akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje.  Ndërkaq janë dënuar me 4 vite burg për Shemsi Sinanin, me 3 vjet Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja, të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Ndonëse Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Labi dhe ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderat e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet