Krim dhe pasion / Vrau ish-të fejuarën. Gjykata e liron: Nuk mban mend asgjë

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Mozzate, Komo – 9 nëntor 2017 – Pasi ka qenë viktimë e një agresioni në burg, u dhunua atje dhe ndodhet aktualisht në gjendje kome. Kjo gjë ka ndikuar paksa, por edhe fakti se është deklaruar se nuk mban mend asgjë as nga vrasja dhe as çfarë ka ndodhur më tej, që Dritan Demiraj të mund të lihet i lirë në Itali, me gjithë faktin e rëndë se ka vrarë ish-të fejuarën, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata e Apelit në Bolonja ka vendosur që të mos ndjekë më penalisht Demirajn, i cili ishte dënuar me akuzën e vrasjes nga Gjykata e Riminit në mars 2014. Demiraj ka therrur ish-të fejuarën e tij Lidia Nusdorfi, në një metro në stacionin hekurudhor në Mozzate. Demiraj kishte kaluar shumë kohë në burgun e Parmës, pasi ishte dënuar për dy vrasje të rënda, fshehja e kufomës, për dhunim të privatësisë, grabitje dhe mbajtja e një thike. Demiraj gjithashtu ka q1enë viktimë në burg, pasi u godit nga një i burgosur rumun. Një agresion që e ka bërë të shkojë në koma në Parma për shërim. Nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë Dritan Demirajt ka dalë se ai ka humbur kujtesën, nuk i kujtohen vrasjet, pasi vrau edhe të dashurin e ri të ish-të fejuarës dhe se nuk është person i vetëdijshëm për atë që e rrethon. Demiraj pranoi krimet që ka bërë. /D.Xh/