Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, punësohen 224 vetë

min. mjedisiKrijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Drejtoresha e Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, Odeta Çato, theksoi se kjo agjenci do të ndikojë n në mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, si dhe menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë.

“Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura kërkon një autoritet funksional për menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura. Së bashku me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së tyre, u pa e nevojshme të merren masa për të ngritur dhe forcuar kapacitetet e strukturave menaxhuese përkatëse”, deklaroi Çato.

Gjithashtu përmes shërbimeve të agjencisë do mund të sigurohen të ardhura për zonat e mbrojtura të cilat vizitohen nga të huajt dhe vendasit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të ketë një staf prej 224 personash, nga të cilët 21 në zyrën qendrore dhe 203 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura, duke krijuar vende të reja pune.

Agjencia ka detyrë funksionale të menaxhojë rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjeteve të tjera natyrore si, Natyra 2000, sipas planeve te menaxhimit te hartuara, të monitorojë dhe inventarizojë florën dhe faunën në këto zona. Në këtë mënyrë edhe Shqipëria bëhet pjesë e vendeve të Ballkanit, të cilat operojnë me këtë strukturë.

 /Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet