Krevati që ju mbron nga tërmeti (VIDEO)

Shqipëria ka përjetuar një javë dramatike pas tërmetit të fuqishëm të së martës.

Ndonëse sizmiologët i kanë konsideruar si normale paslëkundjet, shumë qytetarë kanë zgjedhur të flenë në makina dhe jo në banesat e tyre.

Vendet me aktivitet sizmik të lartë kanë shpikur mjete alternative për të reduktuar rrezikun e lëkundjeve të fuqishme.

I tillë është një krevat i krijuar apostafat për t’i mbrojtur njerëzit nga tërmeti. Sikundër e shihni në video ai funksionon në formën e një sënduku që hapet pas nisjes së lëkundjeve, ndërkohë që dysheku bie bashkë me ju.

Mbyllja e krevatit bëhet falë sensorëve që ndjejnë lëkundjet në ambientin përreth.

Në këtë video të animuar shfaqen një seri modelesh të krevatëve që i mbrojnë banorët nga tronditjet, por nuk janë zgjedhja e duhur për personat klaustrofobik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet