×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kreu i Shoqatës së fermerëve flet pas takimit me Ramën: I thamë që jemi në vështirësi, na thërrasin për të na dëgjuar, por s’e bëjnë

Kreu i Shoqatës së Fermerëve, ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, para godinës së Kuvendit. Sipas tij, fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha dhe 30% prej tyre nuk kanë porositur farat për të mbjellë, për arsye se kanë dështuar për tre vite. Ai tha se i kërkoi kryeministrit që të ulen, ndërsa në parim, kanë rënë dakord mbi këtë gjë.

“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka. Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë”, tha kreu i shoqatës.

Kryeministri Edi Rama teksa po futej në Parlamentit ditën e sotme ka ftuar edhe një nga fermerët e Lushnjës që po protestojnë në ambientet e jashtme, që të futen brenda sallës. Rama u takua me ta, jashtë sallës së Kuvendit, pasi u mblodhën duke kundërshtuar votimin e paketës së re fiskale, të shoqëruar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi. Kreu i qeverisë vendosi që të marrë një pjesë tyre dhe të zhvillojë një takim.

‘Kush është përfaqësuesi i tyre se nuk flas dot me të gjithë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat.’- tha Rama. Disa prej tyre i janë bashkuar kryeministrit dhe hynë në ambjentet e Kuvendit.

Fermerët e Lushnjës po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit, kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet ditën e sotme në buxhetin e vitit 2022.

‘Me këtë paketë të re fiskale do të hani produkte 3D’, ‘Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s’dinë çfarë bëjnë’, janë këto disa nga parullat me të cilat po protestojnë fermerët para Kuvendit.

‘Kemi ardhur para Kuvendit për t’i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë. Jemi për t’ju dhënë një mesazh që mos ta votojnë këtë paketë pa u konsultuar me ne.’- u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje.

Fermerët e Lushnjës u kanë bërë thirrje 140 deputetëve t’i mbështesin pasi janë në prag falimentimi. Dëshpëruese ishte apeli dhe rrëfimi i një fermeri në moshë. Ai tha se prodhimin e tij, mandarinën e shet me 30 lekë kg dhe ai që e blen e shet me 100 lekë. Fermeri deklaroi se ka bërë shtëpitë, por nuk ka se çfarë i do, pasi fëmijët po i ikin në emigrim.

“Kemi qenë si fëmija i njerkës. Po vete 70 vjeç, kam 2 ha mandarina të mbjella. Po falimentojmë, nuk po hedhim dot. Bima është si fëmija, po nuk hëngri nuk bën cilësi që ta hash ti, duhet ta hedh në kanal. Ne kërkojmë, as nga PD, as nga PS, të 140 deputetët duhet të na mbështesin, lëre partinë. Bujqësia nuk njeh parti. Bujqësia sjell prodhim për të gjithë. E kam faturën këtu. E kam shitur me 300 lekë mandarinën, këtu shitet 1000 lekë. Shteti thotë tregti e lirë, nuk ka tregti kështu. Nuk ushqehemi dot kështu. Ne po flasim për të mbijetuar. Thonë disa, ai qenka veshur mirë, po pse unë nuk kam të drejtë të jetoj, vetëm ti paske të drejtë të jetosh, ti që je në Tiranë?! Ata fëmijët e mi nuk kanë të drejtë të gëzojnë një drekë, një darkë nga unë?! Nuk po kërkojmë lustra. Më shumë kanë ardhur policë, ne nuk kemi ardhur për luftë siç vijnë partitë. Nuk kam ide partish fare. Por ama të drejtat i duam dhe ne. Kam bërë shtëpinë, më ikin kalamajtë, ç’i dua shtëpitë unë. Këtu e kemi të keqen, nuk ka problem se është i PS apo i PD”, tha fermeri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Publikuar më 05.12.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori ameri...

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje. Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u […]

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më 05.12.2021
Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë...

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në […]

Lexo më shumë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

Publikuar më 05.12.2021
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues ...

11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës. Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Publikuar më 05.12.2021
Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arres...

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë […]

Lexo më shumë

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Publikuar më 05.12.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, nj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. “Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues […]

Lexo më shumë

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Publikuar më 05.12.2021
Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagos...

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan […]

Lexo më shumë

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Publikuar më 05.12.2021
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasa...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania […]

Lexo më shumë