Kreu i KLP pret delegacionin e Zëvendës Presidentit të Këshillit të Lartë të Magjistraturës në Itali

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Zëvendës Presidentit të Këshillit të Lartë të Magjistraturës në Itali, David Ermini.

Sipas një njoftimi për mediat, takimi është zhvilluar bë ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori italian Alberto Cutillo.

“Në kuadër të prezantimit të projektit të asistencës italiane për Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, zoti Ermini shprehu kënaqësinë dhe vullnetin për bashkëpunim jo vetëm përmes ndihmës në Shkollën e Magjistraturës, por edhe përmes shkëmbimit të përvojave edhe mes Këshillit të Lartë të Magjistraturës dhe KLP-së, në fusha akoma më specifike si ajo e konceptimit të akteve nënligjore, aq të nevojshme për mirëfunksionimin e KLP-së. Eksperienca shumë vjeçare italiane do të shërbejë në rritjen e performancës së veprimtarisë së KLP-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftim për mediat

Takimi i kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi me Zëvendës Presidentin e Këshillit të Lartë të Magjistraturës, avokat David Ermini.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi dhe përfaqesues të këtij këshilli kanë zhvilluar gjatë pasdites së sotme një takim me delegacionin e Zëvendës Presidentit të Këshillit të Lartë të Magjistraturës  në Itali, David Ermini.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ishte i pranishëm edhe Ambasadori italian Alberto Cutillo, ndërkohë që z.Ibrahimi shoqërohej nga nënkryetari Alfred Balla, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit, Kryetari i Komisionit të Disiplinës, z.Bujar Sheshi dhe z.Sandër Beci, Kryetar i Komisionit të Karrierës në KLP.

Në kuadër të prezantimit të projektit të asistencës italiane për Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, zoti Ermini shprehu kënaqësinë dhe vullnetin për bashkëpunim jo vetëm përmes ndihmës në Shkollën e Magjistraturës, por edhe përmes shkëmbimit të përvojave edhe mes Këshillit të Lartë të Magjistraturës dhe KLP-së, në fusha akoma më specifike si ajo e konceptimit të akteve nënligjore, aq të nevojshme për mirëfunksionimin e KLP-së. Eksperienca shumë vjeçare italiane do të shërbejë në rritjen e performancës së veprimtarisë së KLP-së.

Zv.Presidenti i Këshillit të Magjistraturës shprehu interes të vecantë lidhur edhe me strukturën e re të institucioneve në drejtësi, pasi siç u shpreh ai ‘në Itali këtë funksion e mban ende një institucion i vetëm përbërë nga 9 komisione, i cili ka si veprimtari menaxhimin e të gjithë sistemit të magjstratëve në vend, prokurorëve dhe gjyqtareve”.

Kryetari i KLP-së shpjegoi gjithashtu edhe hapat e ndërmarra deri më tani nga KLP për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe parashtroi para të pranishmëve objektivat dhe sfidat e Këshillit në vijim.

Të dyja palët u angazhuan për një bashkëpunim të mëtejshëm, i cili do të realizohet edhe falë mbështetjes së prezencës së Euralius në Shqipëri, nën kujdesin e Dokt. Gianluigi Pratola, Magjistrat, ekspert pranë Euralius V.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet