Krepa me akullore

Në ditët me vapë, ky do të ishte një vakt i shkëlqyeshëm.

Hapi 1

Me qumësht, vezë, sheqer e miell bëjeni brumin për krepa. Piqini si zakonisht.

Hapi 2

Në mes të secilës petë të ftohur, vendoseni një lugë akullore. Qoshet e krepave kapini me kleçka dhëmbësh duke e mbyllur kështu krepën e mbushur.

Hapi 3

Krepin e mbushur kalojeni në masën (“marinadën”) prej një të kuqi të vesë të rrahur mirë bashkë me sheqer e kripë. Gradualisht tek masa shtoni edhe verën dhe miellin dhe në fund edhe të bardhën e vesë të rrahur mirë.

Hapi 4

Pasi t’i keni kaluar në këtë masë, krepat fërgojini shumë pak në tavën e lyer me pak yndyrë, spërkatini me liker sipas dëshirës dhe zbukurojini me pana ëmbëlsirash të rrahur me mikser./meshije.com

Ju bëfshin mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet