“Krasta”/ Dalin pamjet kur RENEA ndërhyn në Elbasan

Në kuadër të operacionit “Krasta”, dalin pamjet e disa momenteve të operacionit të policisë së Shtetit në Elbasan. Efektivë të RENEA-s shihet teksa ndërhyjnë në banesat e personave për të cilët ishte prerë urdhër-arresti. Të armatosur rëndë, me maska e qen ata futen në banesa dhe kryejnë arrestimet.

Ndërkohë që në radio dëgjohet zëri i shefit të operacionit teksa jep direktivat. Më pas të arrestuarit dërgohen në komisariat.

Gjatë operacionit “Krasta”, disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Policia tha se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.

Të arrestuar:

Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet