KQZ vijon punën, 4 anëtarët që refuzuan Metën merren në mbrojtje

Komision Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën me përgatitjen e zgjedhjeve lokale dhe drejtimin e tij e ka marrë nënkryetari, Denar Biba.

Gjithashtu mësohet se pas refuzimit të dekretit të presidentit Meta, 4 anëtarët e KQZ janë ,arrë në mbrojtje nga policia.

Denar Biba, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi, janë në dispozicion tashmë truproja që do të merren me sigurinë e gjithsecilit.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet