KQZ u jep mandatet tre kandidatëve, shkon në 112 numri i deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha sot mandatet tre kandidatëve në lista të cilët kishin dorëzuar formularët e dekriminalizimit.

Me betimin e tre deputetëve të rinj gjatë seancës parlamentare të së enjtes numri total i deputetëve do të shkojë në 112.

Bëhet fjalë për kandidatë nga radhët e PD-së dhe LSI-së, që po zënë karriget e lëna bosh nga ish-deputetët.

Tre emrat e rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë: Edmond Stojku nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Tiranë, Halit Valteri nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë, si dhe Vasil Sterjofskit nga PD në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet