Kosovë e “frikshme” në sulm, triumfon 3-1 ndaj Maltës (VIDEO)

Kosova ka dhuruar sot një paraqitje të shkëlqyer në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku mposhti Maltën me shifrat 3-1.

Fitorja është arritur falë dopietës së mbrojtësit Kulolli, si dhe golit të Muriqit.

Goli i vetëm për maltezët u shënua nga Aguis, që i dha barazimin e përkohshëm skuadrës, që nuk i rezistoi deri në fund furisë “Dardane”.

Një paraqitje për t’u mbajtur mend nga Edon Zhegrova, që goditi dy herë shtyllën dhe ishte nismëtar i shumicës së aksioneve sulmuese.

Spektakël dhuroi edhe Milot Rashica që u aktivizua në pjesën e dytë, duke iu afruar disa herë golit.

Nëse të besuarit e Shalland do të kishin patur më tepër fat do të kishin marrë një fitore me goleadë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një Kosovë që ka disi probleme në mbrojtje dhe konkretizim, por që duket e “frikshme” ne sulm, dhe gjasat janë që ky brez lojtarësh të shkojnë larg.

Goli i Muriqit on Vidnews.

Goli i tretë i Kosovës on Vidnews.

Pjesa e parë

Përfaqësuesja e Kosovës po shkëlqen në përballjen e mbrëmjes së sotme kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët e kanë dominuar tërësisht pjesën e parë të takimit duke e mbyllur 45-minutëshin me shifrat 1-0.

Ishte një i Valon Berishës ai që e gjeti Kolollin që gjeti golin e epërsisë pas 30 minutash lojë.

Ekipi i Shaland pati disa raste të tjera për shënim, ku vlen për t’u theksuar ai i Edon Zhegrovës që goditi shtyllën.

Talenti i ri po bën një ndeshje spektakolare, dhe është lojtari prej të cilit nisin thuajse të gjithë sulmet e rrezikshme të Kosovës.

Vlen për t’u theksuar atmosfera e ngrohtë e tifozëve që e kanë mbushur plotë stadiumin e ri në Prishtinë. Nëse fiton sot Kosova ngjitet në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar grupin përkatës në Ligën e Komeve.

 

Goli i Kolollit on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet