Kosovë, gëzuar 20 vjetorin e çlirimit!

Koço Kokëdhima

Sot Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit serbë. Dy dekada më parë forcat e NATO-s hynë në Prishtinë, pas tre muajve bombardime ndaj ushtrisë serbe, e cila mbante të pushtuar Kosovën, kreu genocid dhe përzuri mbi 1 milion banorë të saj, duke shkaktuar tragjedi të mëdha njerëzore.

Ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare për fatet e Kosovës. Ajo shmangu eliminimin e një populli të shtypur dhe të nëpërkëmbur në trojet e tij. Në falenderojmë SHBA-të, me në krye ish-presidentin Klinton dhe aleatët e saj që u dolën në krah shqiptarëve në momentet më të vështira. Ne nderojmë gjakun dhe sakrificat e dëshmorëve të luftës, mijëra të zhdukurve dhe të të dhunuarve nga rregjimi gjakatar i Milosheviçit.

Partia ‘Zgjidhja’ është në krah të çdo përpjekjeje për të konsoliduar shtetin e pavarur të Kosovës. Ajo kundërshton çdo ide dhe plan antishqiptar për të këmbyer troje shqiptare me troje shqiptare dhe çdo marrëveshje që fal tokat tona. Ne do punojmë çdo ditë që bashkimi mes dy pjesëve të kombit tonë në një shtet të vetëm të ndodhë sa më shpejt. Deri atëherë duhet të rrëzojmë të gjitha muret që ngre politika dritëshkurtër në të dy anët e kufirit, për të mundësuar bashkimin politik, ekonomik, kulturor dhe shpirtëror.
#ZgjidhjaPërShqiptarët

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet