Kosovë/ Demarkacioni përçan koalicionin qeverisës

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ka mbetur pa zgjidhje që prej dy vitesh, gjatë ditës së djeshme “përçau” partnerët e koalicionit qeverisës.

Përderisa Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi (i caktuar nga kryeministri Haradinaj) raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetët e partive politike që janë pjesë e koalicionit shfaqën mendime kontroverse lidhur me të gjeturat e deridjeshme, shkruan “Zëri”.

Gjersa deputetët e AAK-së u bënë thirrje anëtarëve të Komisionit që të mos nguten, por ta bëjnë punën sa më mirë dhe të sjellë fakte, ata të PDK-së konsideruan se gjatë ditës së djeshme Komisioni nuk ka ofruar asnjë të re rreth Demarkacionit.

Përkundrazi, sipas tyre, ky Komision në raportimin e djeshëm është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha.

Pavarësisht tyre, përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit, Nisma për Kosovën, konsideruan se Komisioni gjendet para një presioni të madh për finalizimin e raportit.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në të tilla çështje duhet të ofrohen fakte e jo të bëhen deklarata politike. Ata me këtë rast nuk kanë përjashtuar mundësinë që Demarkacioni të bëhet  shkas për t’u përçarë përfundimisht ky koalicion.

Të tjera

Tërmeti në Bavari

Rosalia Romaniec Partia Kristiansociale, CSU pësoi goditje të fortë në zgjedhjet e landit bavarez. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka…

Abissnet