Kosova do të kërkojë në vitin 2018 statusin e vendit kandidat për në BE

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Autoritetet kosovare thonë se presin që në vitin 2018 të aplikojnë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto komente u bën gjatë një konference lidhur me agjendën për reforma evropiane, një mekanizëm ky përmes të cilit synohet çuarja përpara e reformave kryesore që dalin nga marrëveshja për Stabilizim Asociim.

Kosova vazhdon të mbetet e fundit në Ballkanin Perëndimor në proceset integruese.