Kosova me një stadium të ri modern, pritet të ketë 30 mijë vende (FOTO)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Edhe Kosova si Shqipëria do të ketë një stadium kombëtar modern. Bëhet fjalë për ndërtimin e një impianti 30 mijë vendesh, që cilësohet si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

Stadiumi i ri pritet të ndërtohet pranë aeroportit “Adem Jashari”,  dhe do të ketë pranë një fushë stërvitore me hotele.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do të ketë stadiumin më të bukur në Ballkan.

“Duhet të fillojë këtë vit. Këta djemtë tanë janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme, janë duke bërë të jashtëzakonshme  edhe  momentin kohor në të cilin jemi. Shpeshherë shumë njerëz pyesin se si mund të bëhet dallimi. Dallimi bëhet në momente bëhet kur të gjithë janë të njëjtë”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet