Kosova gati për stadiumin kombëtar

Në Kosovë gjithçka është gati për të ndërtuar Stadiumin Kombëtar të vendit. Janë gjashtë kompani që janë përzgjedhur nga 19 në total në nisje të konkursit për përzgjedhjen projektit fitues, të cilat do të luftojnë për të marrë të drejtën e ndërtimit të këtij impianti. Stadiumi i ri është përcaktuar që të ngrihet në Drenas. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vizituan nga afër vendin ku do të ndërtohet impianti.

Gashi njoftoi se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet. “Janë 19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani serioze dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla. Ne së shpejti do të përzgjedhim njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë këto kompani dhe do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar i cili do të ndërtohet në Komunën e Drenasit”, tha ministri Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet