×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kosova dhe Rama!

Alban Daci

Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori i vetëm krejtësisht shqiptar, që s’kanë asnjë lidhje me sllavët, u përballë me gjenocid, u vranë heronj, u shpall pavarësia dhe akoma flitet për t’i dhënë territore Serbisë. Politika e Shqipërisë e ka ndihmuar edhe më shumë ndasinë dhe përçarjen e faktorit politik të Kosovës.

Politika e Kosovës ka pasur e ka probleme, që lidhen me parinë e vazhdojnë me idenë e organizimit politik e administrativ mbi bazën e bajrakut. Pra, në Kosovë nuk ka forca politike që kanë programe apo politika të mirëfillta afatgjata të natyrës kombëtare, por qëllimi kryesor i tyre mbetet, se cili bajrak është më i fortë, ai do të kontrolloj krejt Kosovën, si një territor privat. Politika e politikanëve të Kosovës përballë Serbisë është politikë tipike bajrakësh, sepse e kanë përdorur kauzën e Kosovës, si dhe konfliktin me Serbinë, për të sulmuar njëri-tjetrit, me qëllim për të mbajtur parinë dhe kthimin e Kosovës në një pronë private të tyren. Kosova ka pasur e vazhdon të ketë problem serioz unitetin politik përballë çështjes së kufijve dhe të shtetit, qoftë në raport me Serbinë, ashtu edhe me fqinjët e tjerë.

Në këtë përçarje, një rol të rëndësishëm ka luajtur Tirana. Ndarja e LDK si aleatë me PD dhe krahu i luftës, apo PDK, me PS, janë realitete ku ndërthuren interesa politike, klanore dhe kanë problem kryesor parinë. Megjithatë, nëse në të kaluarën drejtuesit e shtetit shqiptar kishin ruajtur një ekuilibër me forcat politike në Kosovë, ardhja e Edi Ramës me protagonizmin e tij, e ka dëmtuar imazhin e një lideri kombëtar, që duhet të jetë, përballë Kosovës. Nuk shkohet në Kosovë si mik i Thaçit e si armik i Kurtit apo Haradinajt. Liderët shqiptarë duhet të kenë imazhin e një “Ati”. Vizita e tyre në Kosovë duhet të ngjall shpresë, emocion e siguri. Vizitat e një lideri shqiptar në Kosovë duhet të jenë vizitat e një burrë shteti dhe fjalimet duhet të jenë të një peshe të jashtëzakonshme politike, duke shkaktuar efekte të menjëhershme në Kosovë dhe në Serbi.

Sot, Edi Rama me qëndrimet e tij të paqarta në raport me Serbinë, si dhe tashmë i faktorizuar si konfliktual në Kosovë, duke dalë hapur pro Thaçit e kundër Kurtit e Hajradinajt, ai, me praninë e tij në Kosovë ngjall më shumë urrejtje e pasiguri, sesa efektin emocionues të një lideri kombëtar. Roli i Ramës në Kosovë nuk është ai i një lideri që qëndron mbi palët, duke respektuar realitetin politik të Kosovës, por, në një farë mënyre, është një lider që ndërhynë në çështjet e brendshme të Kosovës, pa respektuar ekuilibrat politik, por duke pretenduar vetëm vizionin e tij personal për Kosovën. Projekti i Ramës për Kosovën shkon edhe më larg. Ai po kërkon të ketë përfaqësuesit e tij në politikë, atje, duke ndërhyrë drejtpërdrejtë në politikën e Kosovës.

Rama eksperimentoi dy figura që vinin nga Kosova, njërin e bëri Ministër të Jashtëm dhe tjetrën Ministre të Arsimit. Në karrierën e tyre nuk do të mbahen mend për asgjë e nuk kanë lënë asnjë shenjë. Shqipëria nuk ka një qeveri etnike e megjithatë nuk jemi kundër përfshirjes së shqiptarëve në rajon në vendimmarrjen e Shqipëri, por, ato duhet të jenë personalitete që kanë lënë gjurmë në çështje të ndryshme kombëtare e po ashtu kanë dëshmuar se janë kontribuues të kauzave kombëtare.

Tani, kur po afrojnë zgjedhjet, dy kosovarët në qeveri nuk i duhen më Ramës, sepse nuk kanë asnjë votë. Rama tani ka nevojë për socialistët e vjetër, që kanë marrëdhënie të forta me bazën dhe kështu i bëjnë vota. Por, për çfarë i duhen dy kosovarët tani Ramës? I duhen për t’i infiltruar në sistemin politik të Kosovës pasi i mori nga hiçi, i promovoi dhe i rriti në lidership. Pra, Rama po mendon të ketë nxënësit e tij në politikën e Kosovës, për të përfaqësuar interesat dhe linjat e tij politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë